Zjarri tek mbetjet e qytetit të Vlorës i cili u shfaq ditën e djeshme rreth orës 15:00 , ka vijuar gjatë natës por dhe këtë paradite.
Retë e e tymit kanë mbuluar një pjesë të mirë të qytetit të Vlorës duke krijuar shqetësime për banorwt dhe pushuesit.
Për të shuar ketë zjarr, zjarrfikësit dhe punonjësit e bashkisë kanë punuar dhe vijojnë të punojnë por situata është shumë e rëndë.
Është kërkuar ndihmë nga Forcat e Armatosura të cilat pritet të vijnë për të ndihmuar zjarrfikwsit.
E njëjta situatë ka qenë edhe vitin e kaluar ku ka vijuar më shumë se 15 ditë.