Kreu i demokratëve, Sali Berisha i ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë betejën dhe aksionin opozitar për t’i dhënë Shqipërisë demokracinë.
‘U ftoj të vazhdojmë betejën për t’i dhënë Shqipërisë demokracinë, shqiptarëve votën e lirë, opozitës fitoren’, u shpreh Berisha në fund të fjalës së tij gjatë protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Ndaj u ftoj miqtë e mi të vazhdojmë këtë betejë për t’ia kthyer shqiptarëve në mirësi dhe pasuri potencialin e jashtëzakonshëm të turizmit shqiptar.
Pasuritë përrallore të këtij vendi.
Për të begatuar, prosperuar shqiptarët.
Për të rritur rrogat e tyre, për të dyfishuar rrogat, për të dyfishuar pensionet.
Për të organizuar shërbimin shëndetësor ndaj tyre që të mjekohen me ilaçe të vërteta dhe jo me kallp ilaçe që mblidhen nëpër depot e botës.
Për t’i dhënë Shqipërisë demokracinë, shqiptarëve votën e lirë, opozitës fitoren, fitoren e merituar.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!