Masakra mjedisore në Vlorë/ Berisha: Rama-Zoto vodhën milionat e parashikuara për landfillin e plehrave

Premte, 26 July 2024 22:27
 

Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar më tej me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama në lidhje me masakrën mjedisore në Vlorë.

‘Rama vodhi me Klodian Zoton e tij milionat e parashikuara për landfillin e plehrave’, theksoi Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Edi Rama, pasi firmosi për të tre inceneratorët, njëri prej të cilëve nuk ka as themele, dy të tjerë nuk punojnë, vendosi të shtrijë kthetrat e tij të zeza edhe në landfillin e ri të Vlorës dhe ia vari strajcën në qafë Klodian Zotos.

 

Sepse me Klodianin ai vodhi me Erion Veliajn 136 milionë euro të djegësit të Tiranës.

Vodhi 40 milionë euro të djegësit të Fierit që nuk funksionon.

Vodhi 28 milionë euro të llamarinës së Elbasanit që nuk funksionon.

Po nuk kishte për Edi Ramën emër më të dashur, më të besuar për të vjedhur se sa Klodian Zoton dhe i dha atij landfillin e Vlorës me 20 milionë euro.

Miqtë e mi, së bashku kemi denoncuar me dhjetëra e qindra herë shndërrimin e pasurive publike, shndërrimin e pasurive natyrore në mallkim për qytetarët shqiptarë.

Të ndërtosh tunelin e Llogarasë 180 milionë euro për një zonë e cila në 9 muaj të vitit nuk ka as 3 mijë banorë nga Palasa në Himarë dhe në kulmin e sezonit turistik, sipas shtretërve, arrin maksimumin në 12 deri në 15 mijë banorë për një periudhë dymujore, do të thotë të investosh për një banor 60 mijë banorë.

Do të thotë të investosh për një shtrat turistik 45 mijë euro.

Do të thotë të investosh për banorë e turistë të marrë bashkë në dy muaj 15 mijë euro.

Miqtë e mi, kjo është një vepër ndër më kriminalet, të cilën nuk do ta ndërmerrte kush.

Një njeri që i thotë ekonomisë, ekonomi. Një njeri që e di se nuk investohen kurrë në infrastrukturë 60 mijë euro për banor se nuk mund të investohen kurrë për turizëm 45 mijë euro për shtrat turistik.

Po e gjitha kjo bëhet vetëm e vetëm për të vjedhur, për të vjedhur dhe për të vjedhur.

Dokumentet tregojnë se në tenderime u vodhën së paku 40 milionë euro.

Po Vlora nuk ka landfillin e plehrave. Por Vlora, Durrësi dhe i gjithë bregu në Shqipëri, ujërat e zeza i derdhin në det sepse nuk paguajnë energjinë për impiantet e përpunimit të tyre.

Ndaj dhe turizmi i Shqipërisë është turizmi i një vendi me 400 kilometra breg dhe asnjë flamur blu nga Buna te Kepi i Stillës.

Sepse nuk lejon vjedhja, nuk lejon korrupsioni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...