“Flitet shume per “armiq” te brendshem e te jashtem gjithfaresh, qe po demtojne e shkaterrojne turizmin shqiptar sipas gjoja nje “komploti ndërkombëtar të mirëfilltë”.”, shkruan Vasili. 

 

REAGIMI I VASILIT
Turizmi, nga bumi i rremë tek deshtimi bubullues!
Kryefjala e dites ne kete sezon te nxehte veror eshte ardhja e turisteve, plazhet bosh etj.
Flitet shume per “armiq” te brendshem e te jashtem gjithfaresh, qe po demtojne e shkaterrojne turizmin shqiptar sipas gjoja nje “komploti nderkombetar te mirefillte”.
Pertej ketyre folklorizmave te çmendura, qe nuk zgjidhin asgje pyetja e madhe dhe e pakapercyeshme eshte:
🟥 A ka Shqiperia nje industri turistike kombetare?
Pergjigja e kesaj pyetje mund te hedhe te gjithe driten e duhur per te pare qarte se ku ndrin dhe ku nxin turizmi shqiptar.
Shqiperia nuk ka aspak nje industri turistike, por ne te shumten e heres improvizime private turistike infrastrukturore e sherbimesh te pa standartizuara dhe te pa sinkronizuara.
Qeveria shqiptare gjithshtu improvizon investime infrastrukturore shpesh klienteliste pa asnje logjike te ndertimit te nje industrie turistike te vertete qe siguron turizem te qendrueshem dhe afatgjate.
Sistemi i indikatoreve turistike nuk ka asnje lidhje me kriteret e mirfillta profesionale te indikatoreve turistike, por eshte vetem ne funksion te nje propagande, qe nuk te çon gjekundi bile shkakton te kunderten.
P.sh. sivjet Qeveria me nje kembengulje primitive ben propagande te çmendur per miliona hyrje ne aeroportin Nene Tereza.
Por realiteti ne plazhet shqiptare te boshatisura e rrezon kaq lehte kete tregues te rreme sepse hyrjet qe propagandon qeveria nuk jane asfare turiste.
Shtim i fluturimeve low cost ka bere qe shume emigrante jo turiste te perdorin tani kete menyre udhetimi, qe kushton pak, apo llogariten hyrje mijra shqiptare qe kthehen me çartera nga pushimet ne vende te tjera apo hyrjet rutine te qytetareve shqiptare.
🟦 Indikatori themelor nderkombetar per turizmin jane netet e fjetjes.
▶️ Organizata Boterore e Turizmit(OBT) percakton qarte se
“qe te te quhet turist duhet te fleje minimumi nje natë”.
Numri i neteve turistike ne Shqiperi eshte sa gjysma e numrit te turisteve te deklaruar pra te ashtuquajturit turiste te qeverise nuk flene asnje nate te vetme ne Shqiperi.
Konkretisht ne vitin 2023 turiste te deklaruar nga qeveria jane 10 milion ndersa nete fjetje vetem rreth 6 milion pra rreth 0.6 nete fjetje per turist.
▪️Kroacia ne vitin 2023 ka pasur 20.6 milion turiste dhe 108 milion nete fjetje.
▪️Greqia ne vitin 2024 mbi 30 milion turiste in 2023 dhe kishte 236 milion nete fjetje
▪️Mali i Zi ne vitin 2023 ka pasur 2 613 306 turiste dhe 16 389 279 nete fjetje nga te cilet 96.3% turiste te huaj dhe 3.7% vendas.
▪️Sllovenia ne vitin 2023 ka pasur 6.2 million turiste dhe 16.1 milion nete fjetje.
🟥 Po sherbimi turistik?
Larg teper larg standarteve turistike nderkombetare.
Improvizime te mijra kameriereve dhe punonjes hotelesh pa asnje trainim apo kualifikim, qe s’kane asnje nivel profesional minimal.
Standartet hoteliere dhe te ristoracionit, qe improvizohen nga pronare gjithfaresh shpesh injorantë dhe ne menyre empirike larg profesionalizmit ku deri edhe yjet e vendosura sipas qejfit te hoteleve nuk reflektojne shpesh asnje lidhje me klasifikimin nderkombetar.
🟥 Po trasporti turistik?
Nuk ka asfare nje trasport turistik te mirefillte por sajesa te castit,pa rregull, pa orare, pa mjete te standartit turistik as per arritjen ne qytetet turistike dhe as trasport brenda qyteteve qe te mund te perballoje fluksin e turisteve.
Nuk ekziston gjekundi trasporti turistik detar ndonese themeli i turizmit shqiptar aktualisht eshte turizmi detar.
Per turizem hekurudhor as qe behet fjale dhe ai eshte shume larg edhe atij te kohes se diktatures.
Ekziston vetem nje Aeroport Nderkombetar ne Tirane ndersa ai i Kukesit eshte thuajse inekzistent.
🟥 Po infrastruktura e trasportit?
Lidhja shpesh me rruge te vetme pa rruge alternative krijon trafik mbytes qe dekurajon fort turistet.Informacioni rrugor per situaten e trafikut ne kohe reale nuk ekziston duke krijuar nje situate primitive te trasportit rrugor.
🟥 Po kontrolli mbi cmimet dhe mbrojtja e konsumatorit?
Asnje mekanizem nuk vepron ne kete drejtim dhe turisti behet pre e plackitjes me cmimet dhe spekullimit skandaloz me to.Qeveria nuk ben asgje per mbrojtjen e konsumatorit dhe mbrojtjen e tregut apo autoriteti i konkurences.
🟥 Po informacioni turistik?
Informacion teper i varfer, aspak kapilar, primitiv pra nuk eshte nje lehtesim per turistin por i pa aksesueshem pra jo funksional duke e lene ne shpesh turistin ne meshire te fatit apo te dashamiresise se njerezve te thjeshte, qe duan ti ndihmojne.
🟥 Po formimi, edukimi dhe trainimi turistik?
Shume i paket, i fragmentuar i pa orientuar ne teritoret me potencial turistik te larte, i pa mbeshtetur nga qeveria dhe krejt i pa lidhur me tregun e punes.Kjo sjell varferi ekstreme ne profesioniste te kualifikuar sipas pozicioneve e figurave profesionale, qe turizmi kerkon.
🟥 Po zgjatja e sezonit turistik?
Pa zhvilluar nje industri turistike qe zgjat periudhen e sezonit turistik asnje here turizmi nuk do te jete industri dhe realisht influencuese ne ekonomine kombetare.
Me dy muaj turizem ne vit as qe mund te flitet per turizem as masiv dhe as te zhvilluar, por thjesht per nje turizem te kufizuar e te prapambetur.
PERFUNDIM:
➖️➖️➖️➖️➖️
Industria turistike kerkon qendrim profesional objektiv dhe realist.
Seicili nga grup çeshtjet e mesiperme kerkon zgjidhje profesionale pa nenvleftesuar asnje komponent.
Propaganda boshe, treguesit e rreme dhe folklorizmi politik mbushur me injorance vetem shkaterron turizmin ne afatgjate.