Sot po mbahet kongresi i Partisë Socialiste. U shty nja dy here deri sa u ra dakord për emrat që do të emërohen në kupolën drejtuese të kësaj partie.
Sot mësohet se do të zgjidhet vetëm Asambleja Kombëtare e PS dhe sipas burimeve nga brenda kësaj force politike do të këtë shumë emra të rinj. Kjo një përpjekje e Ramës për të mënjanuar të akuzuarit për vjedhje që janë në çdo institucion të kësaj qeverie.
Burimet shpjegojnë se ka patur një direktivë që të mos këtë drejtorë, por emra kot. Demek të rinj, më pak hajdutë se aktualët. Ata duhet të jenë pa njohje.
Pritet që të këtë ndryshime drastike në kryesinë e partisë dhe mbasi të mbarojë kongresi, Rama do të bëjë edhe ndryshime në kabinet.