Kongresi i PS, Abilekaj: U riafirmua Partia-shtet. Shqiptarët e kanë në dorë ta ndalojnë katastrofën

Diel, 28 July 2024 21:39
 
 

Gazetari Enton Abilekaj gjatë një interviste për Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV ka komentuar kongresin e Edi Ramës dhe PS-së.

Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Abilekaj deklaroi se, ndalimin e katastrofës që i kanoset Shqipërisë nga qeverisja e Edi Ramës, është në dorën e shqiptarëve në zgjedhjet e 2025. 

‘Ishte një riafrim i mëtejshëm i partisë me shtetin, dhe shprehje e ambicies së Edi Ramës, që deri sa të jetojë të jetë kryeministri absolut dhe i vetëm i këtij vendi.

Nëse deri dje na gënjeu deri me Shqipërinë 2030, me jetën e tretë që do të bënte, ai e tha qartë që do të qeverisë deri në 100 vjet, askush nuk ka për ta hequr dot.

Sigurisht nëse PS do të fitojë zgjedhjet, nuk ka pse të ikë. Ai mendon se do të qëndrojë deri sa të emërojë Helenën kryetare të PS-së.

Ne do të presim të bëjë Helenën kryeministre, apo do të mundohemi ta shmangim këtë katastrofë me votë në 2025. Kjo është zgjedhje e shqiptarëve.

Mendoj që Rama ka bërë ndryshime të paarsyeshme, nuk besoj se kishte vend për ndryshime. Sa transparent është ai kur bën ndryshimet. Çdo njeri që merr një detyrë, ka përgjegjësi publike. Nuk është pronë e tij, ministria e Brendshme, e Financave apo e Mbrojtjes.

Kur emëron disa ministra të tjerë, figura jo publike dhe jo partiake, të cilët përgjegjësinë politike e kanë zero, publikut duhet ti jepet një shpjegim’, tha Enton Abilekaj gjatë bisedës në një lidhje direkte me SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...