Argita Malltezi rrëzon mashtrimet: Nuk ka asnjë provë kundër Berishës, edhe SPAK e pranon indirekt se po mbahet i burgosur politik

Hënë, 29 July 2024 12:34
 

Juristja Argita Malltezi rrëzoi çdo pretendim të SPAK sa i përket të ashtuquajturës dosja ‘Partizani’. Ajo tha në një konferencë për shtyp se SPAK e pranon edhe indirekt se Berisha është një i burgosur politik.

PJESË NGA DEKLARATA E MALLTEZIT 

Baza tjetër për të cilën kërkohet vijimi i masës së arrestit për Berishën është ekzistenca e rrezikut për ikjen.

Në fakt në parlament, SPAK tha se masa ndaj Berishës po vendoset se nuk ka respektuar masat e para. Më pas, me urdhër politik ndryshoi vallja dhe SPAK ngre këtë pretendim.

Asnjë provë nuk ka për këtë. SPAK thotë se ekziston rreziku i ikjes se i kanë mundësitë financiare. Kaq është argumenti i SPAK.

SPAK thotë se duhen zgjatur masat se hetimet janë komplekse, por në fakt e vetmja gjë janë të stërzgjatura janë mashtrimet dhe fshehjet e dokumenteve nga SPAK.

Ju e dëgjuat Dumanit që të thotë se po bëhet hetim pasuror për Berishën.

Por hetimi pasuror për Berishën ka nisur që në ditën 1 të regjistrimit penal.

Nëse në 9 prill të vitit 2022, Edi Rama kërcënoi SPAK se nëse nuk do hetonte Berishën, do të thoshte se reforma ka dështuar dhe më pas SPAK lëshoi një karikator veprimesh hetimore.

Por në dosje ka plot dokumente që lidhen me kërkesë që janë bërë në ISKSH, ASHK, banka dhe institucione të tjera. Pra nuk është e vërtetë që Berisha po mbahet nën hetim se paska filluar tani hetimi pasuror ndaj Berishës.

Jo, hetimi pasuror ndaj Berishës ka katër vjet që ka filluar.

Se pse gënjen Dumani, kjo është çështje e tij. Por njeriu nuk duhet të harrojë se deklaratat publike lidhen me integritetin e tij si njeri në radhë të parë, më pas me cilësinë e tij si jurist.

Një njeri që gënjen në mënyrë publike, nuk e ka problem ta shkelë ligjin në çfarëdolloj forme.

Një njeri që mban në burg një njeri të pafajshëm nuk e ka problem fare të lëshojë një kriminel. Është shumë më e vogël vepra penale e lëshimit të një krimineli nga burgu se ajo e mbajtjes së një njeriu të pafajshëm në arrest pa prova.  

SPAK ka thënë se duhet të vijojë arresti se ekziston rreziku i prishjes së provave.

Përveç faktit që nuk ka asnjë provë, asnjë përmendje të Berishës, argumenti i vetëm që ofron SPAK dhe që e ka përsëritur gjykata në vendimet e tjera që ka marrë më përpara se kjo është perla, janë të gjithë në unison në gjetjet e tyre: Berisha është është ish-kryeministër, ish-president dhe aktualisht deputet dhe ka mundësi që të prishë provat dhe të influencojë dëshmitarët.

Pra, të kesh qenë një figurë nga më të lartat e hierarkisë shtetërore, qenka shkak për të të futur në arrest.

Është shkak për të të futur në arrest, atëherë kur arresti është politik. Kur nuk ka prova.

Këta nuk thonë se ekziston kjo provë apo ajo provë. Gjykata duhet të thotë se cilat prova ka tentuar të prishë Berisha. Për Malltezin nuk thuhet fare, ai qëndron në burg si shtesë. Absolutisht asnjë argument për Malltezin.

Për Berishën thuhet se ai është deputet dhe mund të prishë prova.

Dmth po vendos një masë se tjetri është deputet i opozitës. A nuk është ky definicioni perfekt i të burgosurit politik sipas rezolutës së Këshillit të Europës të vitit 2012?

Kur dikush burgoset në dhunim të garancive themelore të Konventës, për arsye të pastra politike dhe pa lidhje me një vepër penale, në mënyrë diskriminuese.

Të gjitha këto i gjeni në çdo faqe të dosjes së klubit Partizani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...