Argita Malltezi denoncon skandalin: Raportimi i katërt i SPAK nuk ka ende asnjë fjalë dhe asnjë veprim hetimor për Berishën

Hënë, 29 July 2024 12:41
 
 

Juristja Argita Malltezi denoncoi në një konferencë për shtyp skandalin e SPAK me të ashtuquajturën dosje e klubit Partizani.

Ajo tha se nuk ka ende asnjë fjalë dhe asnjë veprim hetimor për Berishën, por ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit vijon masa e paligjshme e arrestit. 

PJESË NGA DEKLARATA E MALLTEZIT

Jemi këtu në lidhje me masat e kufizimit të lirisë që janë vendosur ndaj kreut të PD, më 20 tetor të vitit 2023.

Konkretisht masës së ndalim daljes nga vendi dhe detyrim paraqitje.

Në këtë ankim ne kemi parashtruar shkeljet kushtetuese të kryera gjatë gjithë procesit nga SPAK dhe nga gjykatat në dhunim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe të standardeve të një gjykimi të drejtë dhe të ndershëm.

Kujtojmë që ne kurrë nuk kemi kërkuar moshetimin e çështjes.

Por hetimi ngrihet në shtylla që kanë të bëjnë me shtetin ligjor dhe trajtimin e barabartë të shtetasve.

Një nga aspektet që do të trajtohet sot është pikërisht ky fakt.

Nga ana tjetër ne kemi nesër seancën e diskutimit të raportit dymujor të SPAK për masën e arrestit për kryetarin e PD, Sali Berisha dhe për Jamarbër Malltezin.

Ju i shikoni vetë dhe mund të bëni llogarinë, ky është raportimi i katërt që bëhet.

Janë tejkaluar afatet se këto duhet të jenë raportime dymujore. Ne raportimin e SPAK e kemi marrë përsëri në shkelje të afatit, por e morëm më 26 qershor, sot jemi më 29 korrik dhe ende nuk është marrë një vendim për këtë çështje.

Por ajo që ka qenë më shokues në vlerësimin e dokumenteve ka qenë fakti se ky është raportimi i katërt dhe nuk ka ende asnjë fjalë për Sali Berishën.

Nuk ka asnjë veprim hetimor që lidhet me Sali Berishën dhe prapë SPAK urdhëron vijimin e masës së arrestit sepse ky është urdhri politik dhe SPAK vepron sipas shkopit të dirigjentit me maksimën filozofike të Altin Dumanit që gjykatat marrin ‘afërmendsh’ atë vendim që do SPAK.

Raporti i dorëzuar nga SPAK evidenton zvarritje të hetimeve pa asnjë fakt të ri, që të provojë çfarëdo shkelje nga kushdo, jo vetëm Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi për atë që njihet si dosja e klubit Partizani.

Kanë harxhuar resurse kinse për të bindur veten ose publikun për të bërë ekspertiza që sipas çdo teksti shkollor, nuk mund të bëhen sepse një ekspertizë që të bëhet, duhet të ketë disa parametra teknikë. Dokumentet që kanë çuar për ekspertim, u mungojnë parametrat teknikë.

Nuk po diskutoj këtu për resurset që shpenzojnë se kjo është çështje e shqiptarëve, por për faktin se ata fshehin dokumente dhe kërkojnë ende të ndryshojnë ligje dhe dekrete presidenciale nëpërmjet dëshmitarëve.

Një nga ju në konferencën e fundit më tha se ke sjellë të njëjtat dokumentet, por unë pavarësisht se kam sjellë të njëjtat dokumentat, SPAK vazhdon dhe thotë të njëjtat gënjeshtra, kur këto dokumente i ka në dosje.

Unë kësaj përveçse abuzim flagrant me ligjin, nuk mund t’i them gjë tjetër.

Nuk çuditem që Dumanit i merret fryma kur del në konferenca shtypi, e di çfarë ligji ka shkelur, ndaj i merret fryma. Prandaj nuk di të përgjigjet. Mirë shkelja e ligjit, por edhe arroganca e shkeljes së ligjit në vetvete përbën një recidivizëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...