Ish zëvendësministrja e PS: Të rrojmë e ta kujtojmë Partinë Socialiste!

Hënë, 29 July 2024 15:22
 

Ish-zëvendësministrja e Financave në kohën e socialistëve, Irena Beqiri e ka cilësuar kongresin e mbajtur nga PS, si një parti që tanimë nuk ka mekanizma balance.

Përmes një statusi shterrues në rrjetet sociale, të asaj se çfarë ndodhi në kongresin socialist, Beqiraj thotë se kontributi politik, i cili u jepte anëtarëve të qeverisë ose forumeve drejtuese të partisë një lloj autonomie në mendim nga kryetari, nuk përfillet më. Ai është zëvendësuar, sipas Beqirajt nga gatishmëria për të vazhduar "lojën" e tij. 

Reagimi i plote i Irena Beqirit: 

Të rrojmë e ta kujtojmë Partinë Socialiste!

Vendosa vetëm ta shoh e mos ta dëgjojë fjalën e Kryetarit të Partisë Socialiste. Sado paradoksal të duket ky vendim,  dobia shtesë e cdo fjale të tij, tanimë është zero edhe filozofia e tij e qeverisjes e qartë  "përgjegjësia është personale ose ndryshe  ‘lojtaret bien, por loja ime vazhdon’.

Duke e ndjekur pa zë gjithë vëmendjen time e morrën delegatët, disa prej të cilëve i njoh personalisht. Në marrëdhënie private para një filxhani kafeje apo gote me verë, ato që njoh e vlerësojnë integritetin dhe aftësinë e secilit prej nesh pikërisht  nga ndershmëria  dhe efektiviteti  që gjithkush nga ne mbron dhe shpalos  idetë e tij.

Ndërkohë ato vetë në karriket e pozicioneve publike sillen tërësisht ndryshe. Gatishmëria e tyre "për të tretur" çdo marrëzi si të pranueshme është e dukshme.

Ajo sallë dje ishte e mbushur nga njerëz, shenja kryesore dalluese e të cilëve është  pamundësia (kursesi paaftësia) për të peshuar idetë. Burra e gra mendimi i të cilëve rrotullohet vetëm rreth sigurimit të  një vendi në "klubin e të besuarve të  kryetarit". Njerëz të pushtuar nga  emocionet ku emocioni dominues është frika.  Njerëz "të  braktisur"  njëherë e mirë nga instikti i rebelimit i cili është  themeli i ndërgjegjes së njeriut, burimi i humanizmit të tij dhe mjeti i evolucionit të tij. Përballë këtij pasioni të veçantë për konformitetin, servilizmin, apo frikës  ndaj  risisë dhe origjinalitetit, është e paevitueshme që njerizit  me mendje të fuqishme dhe bindje të forta të largohet gradualisht nga partia .

Partia nuk ka me asnjë mekanizëm balance. Kontributi politik i cili u jepte antarëve të qeverisë ose forumeve drejtuese të partisë një lloj autonomie në mendim nga kryetari nuk përfillet më. Ai është zëvendësuar nga gatishmëria për të vazhduar "lojën" e tij.  Partia Socialiste në peshën e pushtetit ka vdekur edhe është kthyer në një turmë . Në turma nuk ka pikëpamje thelbësore. Pakicat që mendojnë ndryshe "dëbohen" edhe mbijetojnë vetëm  njerëzit joreflektues, të cilët gradualisht shëndrohen në shtyllën kurrizore te autokracisë individualiste .

Ndaj edhe dje i shkrova një senatori të Partisë Socialiste: "Të rrojmë e ta kujtojmë Partinë Socialiste".

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...