Berisha: Taulant Bego Yarisin e zëvendësoi kushëriri i Ermal Hoxhës, pasardhës direkt i kushërinjve më të afërt të Enver Hoxhës

Hënë, 29 July 2024 22:42
 

Kreu i PD-së, Sali Berisha u kujtoi qytetarëve në tubim dhe atyre që e ndiqnin në ekran, se  Edi Rama i dorëzoi ministrinë e Brendshme, pasi hoqi Tualetin me 5 mbiemra, familjes Hoxha, duke sjellë në vemendje se  ministri i ri është pikërisht kushëriri i Ermal Hoxhës, i Ilir Hoxhës, Ervin Hoxha, pasardhës direkt i kushërinjve më të afërt të Enver Hoxhës.

Emërimi i Taulant Ballës si eksponent kryesor i krimit në politikë, si përfaqësuesi më i keqpërdorur i bandave të mafies së Elbasanit, Fushë Krujës dhe Shkodrës, ishte padyshim dorëzimi përfundimtar i rendit në duart e këtyre bosëve të mafies së Shqipërisë.’, theksoi kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij. 

'Kongresi i Metamorfozës ishte një akt okult ndaj mbarë shoqërisë shqiptare, të cilën padrino e shumëzoi me zero, njëlloj si rilindësat e tij.
Miqtë e mi, Taulant Bego Yaris është ministri i pestë i brendshëm që ikën nga detyra.
Emërimi i tij si eksponent kryesor i krimit në politikë, si përfaqësuesi më i keqpërdorur i bandave të mafies së Elbasanit, Fushë Krujës dhe Shkodrës, ishte padyshim dorëzimi përfundimtar i rendit në duart e këtyre bosëve të mafies së Shqipërisë.
Qëndrimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm ishte rendi në duart e krimit.
Të dashur miq, arrestoi ky faqezi që ka karakterin e një krimineli pervers, me qindra e qindra qytetarë. Nuk harroj kur këtu para jush denoncova që njoftoi në një vikend se arrestuan 600 qytetarë, por nuk kapi kryetrafikanti një kg kokainë.
Me ardhjen e tij në pushtet, kokaina hynte lirshëm me vagona, me kontejnerë, me trajlera dhe çdo gjë tjetër.
Po tani pse iku, thoni ju?
A u tha një fjalë Edi Rama shqiptarëve pse iku?
Pse iku ky bashkëpunëtor plural në krime?
Asnjë fjalë! Shkoi zëdhënës i Ziliefalit në parlament dhe vetëm kaq.
Asnjë fjalë për zhdukjen e kapjes së kokainës në Shqipëri.
Asnjë fjalë për krimin që mori në dorë rendin.
Po kush e zëvendësoi Taulant Bego Yarisin?
E zëvendësoi kushëriri i Ermal Hoxhës, i Ilir Hoxhës, Ervin Hoxha, pasardhës direkt i kushërinjve më të afërt të Enver Hoxhës.
Pra miqtë e mi, Edvin Kristaq Rama, bastardi i xhelatit Krsitaq Rama që firmoste varjen në litar të disidentit Havzi Nela për lirinë e fjalës, i dorëzoi ministrinë e Brendshme, pasi hoqi Tualetin me 5 mbiemra, familjes Hoxha.
Dy prej të cilëve, bashkë me Olsin, drejtonin klanin e Xibrakës.
A ka tallje më të madhe për shqiptarët, poshtërim më të madh për këtë vend?
'- është shprehur Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...