Kush është ‘rumuni’ nga Shkodra me lidhje në SPAK, që ka futur Rama për të kërcënuar me jetë Ahmetajn?

Hënë, 29 July 2024 23:51
 
 

Arben Ahmetaj, ish-krahu i djathtë i Edi Ramës e ka akuzuar këtë të fundit se ka përdorur person që flet në dialekt verior në Itali me një numër italian, me një emër romun.

‘Do ta zbulojmë lidhjen. Është nga Shkodra që ka lidhje me SPAK-un. Do ta zbulojmë lidhjen dhe do ta themi me detaje, me emër dhe mbiemër, herën e tretë’, premtoi Ahmetaj në intervistën e dytë ekskluzive dhënë për Çim Peka Live në SYRI TV. 

Biseda në studio:

Peka: Edhe me këtë që keni bërë sot keni bërë jo pak. Pyetja ime e fundit është njëlloj si pyetja e emisionit të parë, deri tek emisioni i tretë. Çfarë prisni pas kësaj interviste?

Ahmetaj: Pas intervistës në shkurt të thashë i pres të gjithë. Këta e trajtuan familjen time si familje çifute në Poloni në vitet 1939-40, pas okupimit nazist. Këta akuzuan ish-gruan dhe gruan, për pastrim parash. Çfarë më thanë mua këta. O të çojmë në të s’ëmës të lëmë fëmijët jetimë, ti marrim e ti fusim në burg dhe gruan dhe ish-gruan po fole. Unë po flas, po flas se unë e kam ndarë mendjen. O djalë, ka një njeri që flet në dialekt verior në Itali me një numër italian, me një emër romun. Do ta zbulojmë lidhjen. Është nga Shkodra që ka lidhje me SPAK-un. Do ta zbulojmë lidhjen dhe do ta themi me detaje, me emër dhe mbiemër, herën e tretë. Boll u sollët si polici politike. Boll nuk ja kam borxh njeriu. Borxh ja kam vetëm drejtësisë të më trajtojë me prezumim pafajësie, me dinjitet si një ish-punonjës i shtetit dhe me letra jo se i dashka qejfi Kim Jongut, batutaxhiut të lagjes, me dardha, molla, pjeshka. Prodhuesi i dardhave, mollëve dhe pjeshkave. Prodhuesi dhe ngrënësi. Çfarë pres? Pres sulm, sajesa deri tek jeta. E kam ndarë mendjen. Ka njerëz që kanë pyetur miqtë e mi, çfarë bën, shiko se, në formë kërcënimi. Nuk funksionon. Nuk funksionon. Do ti shkoj deri në fund. Ed Rama të vazhdojë të tallë atë që quhet ashtu, me batuta. Të thotë që ankohen sikur ja ka fajin PS, mos e barazo veten me PS, as me flamurin dhe atdheun. Vazhdo e më quaj pa atdhe, vazhdo e më quaj derr, vazhdo e kërko të shkoj në të s’ëmës. Vazhdo e organizo atë që ke tentuar të organizosh në Shqipëri, vazhdo e thuaji Top Channel të më godasë, vazhdo e kërkoi Karlo Bolinos të më godasë. Vazhdo e kërkoi Altin Dumanit të sajojë ndonjë gjë tjetër. Të tëra i pres.

Peka: Ju do të vazhdoni siç thatë, ti shkoni deri në fund. Unë do të vazhdoj të ju shqetësoj deri në fund, për të folur sa herë të jeni i gatshëm të flisni. Të falënderoj shumë edhe për këtë intervistë të dytë.

Ahmetaj: Faleminderit juve.

Peka: Kjo ka qenë intervista e dytë me Arben Ahmetaj, ish-zv/kryeministër. Siç e tha dhe vetë që e mbajti premtimin nga intervista e parë që do të rishihemi sërish, njoftoi një intervistë të tretë, të cilën unë sërish ngul këmbë ta kemi sa më shpejt. Bashkë natën e mirë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...