Grumbulluesit nën hetim, abuzuan me çmimet e fruta-perimeve, u rritën deri në 50%

Tuesday, 30 July 2024 10:53
 

Nga fermeri deri te konsumatori në Tiranë, çmimi i frutave dhe i perimeve është shtrenjtuar deri në 100% nga grumbulluesit. Ky është konkluzioni i nxjerrë nga Autoriteti i Konkurrencës pas monitorimit të tregut të fruta-perimeve në disa qarqe të vendit.

 

Janë 86 ndërmarrje të grumbullimit dhe tregtimit me shumicë të frutave dhe perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, që kanë abuzuar me çmimet e produkteve bujqësore, duke i blerë me vlera të ulta tek fermeri dhe duke i shtrenjtuar hap pas hapi deri në tavolinat e konsumatorëve. Për këtë arsye Konkurrenca ka nisur hetimi për periudhën 1 janar 2023-31 maj 2024

. Në vendimin e Autoritetit të Konkurrencës, thuhet se në qarkun e Tiranës, për 18 ndërmarrje grumbullimi e tregtimi me shumicë me xhiro 4.4 miliardë lekë, nga monitorimet në terren është konstatuar se çmimi i produkteve nga momenti i blerjes tek fermeri deri tek shitja me shumicë është rritur nga 11- 55%. Abuzimi nuk ka ndalur këtu, pasi çmimet nga shumica tek tregjet e pakicës janë rritur nga 27-100%. E njëjtë situatë paraqitet edhe në Fier, me një total prej 41 ndërmarrje me xhiro 9.9 miliardë lekë.

Autoriteti i Konkurrencës thotë se grumbulluesit, i kanë blerë produktet me çmime të lira, dhe më pas i kanë shitur me shumicë 11-50% më shtrenjtë. Deri në 56% i kanë shtrenjtuar frutat e perimet, nga fermeri deri tek pika e shumicës, edhe 3 grumbulluesit e qarkut të Elbasanit që kanë xhiro vjetore 55.3 milionë lekë.

Ndërsa 16 ndërmarrjet e qarkut të Korçës i kanë rritur çmimet deri në 40% për produkte të ndryshme. Sa i përket qarkut të Beratit, për 8 ndërmarrjet e tij nuk raportohet për të dhëna mbi abuzimin, pasi grumbulluesit, mblidhnin produktin pa fatura tek fermerët, deklaronin çmime jo reale, ndërkohë që kishin fiksuar çmimet me njëri tjetrin, dhe ua blinin produktet fermerëve shumë lirë. Për këto 8 kompani ka nisur një hetim më i thelluar. Në të gjitha qarqet, është konstatuar se pikat e grumbullimit operonin pa kontratë, duke bërë që fermerët t’i shesin produktet e tyre nën kosto, duke ju shkaktuar humbje. Një tjetër problematikë e konstatuar ishte edhe fakti që vetë grumbulluesit kishin sera dhe prioritet kanë pasur produktin e tyre. Raporti paraprak i hetimit do të bëhet publik brenda tre muajve.

TAKIMET ME FERMERËT

Më datë 19 shkurt 2024 u realizua takim me fermerët e zonës së Klos, Mollas, Jagodinë në rrethin e Elbasanit. Më datë 27 shkurt, u realizua takim me fermerët e zonës së Roskovecit, si dhe më datë 23 mars u realizua takim me fermerët e zonës së Samaticës, Dimal, Berat. Bazuar në të dhënat e administruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, janë identifikuar ndërmarrjet importuese dhe eksportuese, por janë marrë në analizë vetëm ndërmarrjet të cilat kanë një pjesë mbi 5% në raport me sasinë totale të importuar dhe eksportuar të fruta perimeve për periudhën janar 2023 – shkurt 2024:

 

Ndërmarrjet me pjesë më të madhe sipas sasisë së importuar të perimeve janë vendet kryesore të importit të perimeve janë Greqia, Kosova, Turqia, Serbia, Gjermania, etj. Vlen të theksohet se për periudhën nën monitorim janë 116 ndërmarrje importuese në total. Ndërmarrje eksportuese për perimet në total nga të cilat tjera me pjesë më të vogël se 0.1- 4%. dhe 101 ndërmarrje të tjera me pjesën më të vogël se 0.1-4%.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...