Rama shkarkon drejtoreshën e “SASPAC” Jona Sulin, njeriun e Kumbaros dhe Beqajt

Tuesday, 30 July 2024 13:59
 

Jona Suli, drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) është shkarkuar ditën e djeshme nga detyra me vendim të Këshilit të Ministrave.

Në këtë detyrë Suli qëndron vetëm 7 muaj, pasi u emërua në krye të kësaj Agjencie që koordinon shpërndarjen e fondeve të BE-së në dhjetor të vitit të kaluar, përmes një procesi farsë, duke zëvendësuar Ilir Beqajn pas nisjes së hetimeve nga SPAK në lidhje me abuzimet me këto fonde, që e çuan pak kohë më parë në burg.

Më parë Jona Suli mbante postin e Sekretares së Ministrisë së Turizmit dhe në atë kohë ajo u përfol se ishte dërghuar në krye të kësaj agjencie si njeriu i Mirela Kumbaros dhe Ilir Beqajt, në mënyrë që këta të dy të kishin aksesin që kërkonin në milionat e Bashkimit Europian.

Vlen të theksohet fakti se nga zbërthimi i telefonit të Ilir Beqajt, u zbuluan bisedat që ai kishte pasur me Mirela Kumbaron, ku kishin biseduar për caktimin e Sulit në krye të SASPAC, si dhe për takime për të drektuar apo pushime.

Gjithashtu janë gjetur edhe e-maile të ardhura nga adresa “This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.”, e-mail ne gjuhen angleze dërguar ne drejtim te adresës This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., me subjekt “Invitation to the International Tourism Forum of UNWTO and the Ministry of Tourism and Environment of the Republic of Albania, 3-5 April 2023”. Nisur nga këto e-mail, SPAK dyshon se në kohën kur janë zhvilluar bisedat mes Mirela Kumbaros dhe Ilir Beqajt, këta të dy të kenë qenë në dijeni mbi projektet në fjalë. 

Arsyet e shkarkimit të Jona Sulit nga kreu i SPASPAC ende nuk dihen, por pakënaqësi ndaj punës së saj kanë shfaqur në këto 7 muaj vetë kryeministri Edi Rama, ministrat dhe kryetarët e komisioneve parlamentare ku ajo raportonte.

Ndërkohë, ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka shpallur vendin vakant të drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), i cili duket se do të zgjidhet sërish me një konkurs fiktiv. Emrat e përfolur për të vendosur në krye të SASPAC janë Eridana Çano, drejteresha e Bashkëqeverisjes ose Adela Xhemali, zv.ministre e Financave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...