Brisida Shehaj: SPAK nuk ka bërë asnjë hetim për dosjen e EcoParkut të Durrësit

Tuesday, 30 July 2024 20:52
 
 

Ekspertja e çështjeve ekonomike, Brisida Shehaj e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV ka komentuar intervistën e Arben Ahmetaj në ‘Çim Peka LIVE’ mbrëmjen e së hënës.

Gjatë bisedës, Shehaj ka folur për denoncimin e Ahmetaj, për çështjen e Eco Parkut në Durrës, ku Edi Rama ka hedhur firmën e tij.            

‘Eksponetë të tjerë politikë të dosjes së inceneratorëve, që kanë qenë pjesë aktive, janë kursyer nga SPAK, familja e Arben Ahmetaj është sakatuar.

Arben Ahmetaj foli edhe për Ecoparkun.

Nuk është një dosje e re. Ka pasur një regjistrim që në vitin 2020. Ka bërë një kallëzim PD dhe e kanë shpjeguar shumë bukur, Oerd Bylykbashi dhe Eno Bozdo.

Është e faktuar se, nga llogaria e inceneratorit të Tiranës janë paguar paratë e një studio shumë të preferuar të Edi Ramës.

SPAK nuk ka kryer asnjë lloj veprimi në lidhje me atë aferë.

Eco Parku është një rast flagrant që e akuzon drejt për drejt Edi Ramën.

Nëse u referohemi dyshes Mërtiri-Zoto kanë inceneratorin e Elbasanit, të Fierit, lanfillin e Sherishtës, EcoParkun në Durrës që është 19 mln euro dhe inceneratori i Tiranës.

Janë një grup veprash që është e pamundur të jepeshin pa një vendim nga lart.

Sot Sali Berisha akuzohet për një ndryshim ligjor të kaluar, procedura të paktën Elbasani dhe Tirana kanë pasur kundërshtime shumë të forta brenda kabinetit, ministri i Financave dhe i Drejtësisë dhe ka qenë edhe një letër e Felajt që thoshte jemi në shkelje të ligjit.

Asnjë prej këtyre procedurave  SPAK nuk po e heton.

Ka 4 vite që hetohet nga inceneratori i Tiranës dhe Arben Ahmetaj na tha me plotë gojë se pronarët janë, Edi Rama dhe Erion Veliaj’, tha Brisida Shehaj në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...