Gjykata e Posaçme ka firmosur lëshimin e 30 urdhër-arresteve pas kërkesës të SPAK.
Masat e arrestit janë lëshuar pas një hetimi për organizata të krimit në Shqipëri dhe jashtë saj.
Mësohet se operacioni është shtrirë në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe më tej.
Operacioni i SPAK vjen pas zbërthimit të bisedave në SKY ECC.
Nuk ka ende detaje se me çfarë lidhet operacioni i cili vijon ende nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.