Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu në ditën e 19 të protestës qytetarë para Bashkisë së Tiranës, tha se planet e Ramës dhe Veliajt janë se si të vjedhin qytetarët, përmes rritjes së rrogave të drejtorëve të tyre që i ndihmojnë në vjedhje. Sipas Balliut, Rama ka marrë garancinë nga SPAK për të vijuar vjedhjen, në një kohë kur qytetarëve u kanë boshatisur xhepat.
‘Patë një lajm nga Mazniku se si do i rrisë rrogat drejtorëve që kanë vjedhur. Asnjë qytetar nuk dëgjoi nëse qeveria apo bashkia ka plan për të bërë ndonjë punë për qytetin. Plani i tyre është të përmendet deklarata e tyre në Tv dhe të mos flitet për vjedhjen dhe korrupsionin e tyre që bëjnë. Ata janë pronarët faktikë të incineratorit, Dumani bën presion me pseudo prokurorët për çdo njeri që denoncon inceneratorin. Është buka e Dumanit dhe krimit të organizuar të Veliajt dhe fatkeqësia e qytetrëve të Tiranës. Po u ikin paratë qytetarëve, kanë më pak para në xhep se i kanë marrë Rama, Veliaj e Xhaçka. Ne vend që SPAK të merret me hajdutin Erjon Veliaj, SPAK merret me liderin e opozitës, përse? Sepse Berisha kërcënon mafien dhe pushtetin e ionceneratoreve, Berisha dhe opozita kërcënojnë mafien e korrupsionit dhe xhepave dhe 5D, dhe krimeve që bën qeveria.
Këtu s’ka më arsye për të të mos protestuar, duhet të dalim cdo ditë. Kemi një bashki dhe qeveri që merr para me lopatë dhe i fut në xhep. Sot Bashkia e Triranës largon qytetarët nga lumi Lana, ku e gjejnë këtë arrogancë e pushtet që s’pyesin për krimin e tyre. Ku e marrin sigurinë që vjedhin, siguria është SPAK, Dumani s’i përgjigjet ligjit por pushtetit të Ramës. Ështrë fatkeqësia jonë më e madhe. Në arrest duhet të ishte Veliaj, burri Xhaçkës, Balluku Rama, por arresti i vihet Berishës. Por qoftë pushteti i SPAK apo i Ramës, fundi i tyre është atje ku e kanë vendin. Nese me këtë lojëra u hedhin hi qytetarëve duke arrestuar disa ushtarë, drejtësia ka vdekur. Lodër e kryeministrit, gjykatat po ashtu. Si ka mundësi që sekuestrohen 50 mln euro 1 javë më parë dhe del Arta Marku e Ramës që heq konfiskimin. Ka tregtarë në Tiranë që u është konfiskuar malli e se marrin dot prej vitesh. 50 mln euro i hoqi nga konfiskimi, se janë të Veliajt, paraqte që u ka vjedhur qytetarëve.
Opozita nuk është kundër projekteve, është kundër vjedhjeve, krimit dhe jo kundër zhvillimit të zonës. Ato zona, janë bërë në kohën e PD, janë zhvilluar. Me Ramën e Veliajn është zhvilluar krimi, kokaina se hanë bukë këta.
Më shumë se cdo herë tjetër zv.kryeminitsri thya që Veliaj-Rama është pronari faktik, dhe 6 miliardë tendera i ka bërë Veliaj, 10 Belinda Balluku, për qytetarët s’ka para, për qeveritarët ka. Paratë i kanë marrë këta që na shisnin fiq, dhe tani është me ashensor privat e miliarder. Udhëton nga një shtet në tjetër. Spak pas gjithë akuzave të zv.kryeministrit të Ramës nuk guxon të nisË hetim, Sepse është për të mbrojtur Ramën e jo ligjin. Garant për vazhdimin e vjedhjes së Ramës. 800 mijë lekë gjobë qytetarit, ata që vjedhin me lopatë asgjë s'u bëhet. Ska asnjë kushtetutë as ligj, u ka mbetur në dorë shqiptarëve ta zhdukin këtë qeveri'.