Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kreun e SPAK Altin Dumani se po bën pazare me bandat për të shitur urdhër-arrestet në kuadër të transkipteve të SKY dhe Enkrochat të sjella nga autoritetet e huaja. Në një deklaratë për mediat, Berisha deklaroi se nga të gjithë urdhër-arrestet janë zbatuar vetëm 20 % e tyre. Sipas Berishës, Dumani është duke zbatuar planin e Edi Ramës, ndërsa shpëtoi Taulant Ballën, i cili rezulton në përgjime me bandat në Elbasan.
SYRI TV
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kreun e SPAK Altin Dumani se ka shitur urdhër arrestet, duke i lejuar kriminelët që të largohen nga vendi. Në një deklaratë për mediat, Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i SPAK Altin Dumani përvec se kanë vendosur në zbatim planin që bandat të eleminojnë njëra tjetrën, kanë dekonspiruar operacionet, pasi gjatë këtyre 3 muajve, janë arrestuar vetëm 20% e krimineleve për të cilët ka patur mandate arresti.
Referuar 2 operacioneve të fundit të SPAK me 36 mandate urdhër arreste, dhe në rastin kur u arrestua kryeprokurori i Vlorës, Berisha bëri me dije se Altin Dumani i bëri nder ish ministrit të Brendshëm Taulant Balla, i cili sipas tij është i lidhur me bandat kriminale në Elbasan.
Lideri Opozitës teksa denoncoi daljen e kryeministrit Rama në bisedat me krerët e bandave kriminale, theksoi se edhe operacioni metamorfozë 2 dështoi me bekimin e kreut të SPAK.Sali Berisha dënoi këto praktika që po ndiqen nga ana e SPAK, si dhe u shpreh se Partia Demokratike në qeveri do e ketë zero tolerancë me krimin e organizuar.