Afera e Vunoit/ Kaso: Rama grabiti për familjarët e tij 30 milionë euro prona!

Premte, 02 August 2024 12:31
 

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka dhënë të tjera detaje të grabitjes së 22.4 hektarëve tokë në Vuno nga kryeministri Edi Rama, një denoncim i publikuar  nga Syri dy ditë më parë. Sipas Kasos, institucionet shtetërore nuk ka pasur guximin të shkonin në gjyq, për të kundërshtuar marrjen e 224 mijë metrave katrorë tokë nga familja Koleka.

‘Institucionet shtetërore s’kanë patur guxim të shkonin në gjyq, janë dy dokumente burokratike që mungojnë. Ka pasur me mijëra pretendime pronësie në këtë zonë kadastrale, por që janë refuzuar.  Është e qartë që prej 2016 -2020, është Rama dhe qeveria që ndërtëon përmes kuadrit ligjor, që i vjen përshtat familjes Koleka për përfitimin e kësaj prone në fjalë. Një sërë vendimesh nga qeveria,  2 ligje e 7 VKM për të marrë pronën në Vuno.  Këtë vendim gjyqësor që kanë marrë trashëgimtarët Koleka, ia kanë bërë efektive këtë të drejtë prone. Certefikatat e pronësisë nga Rama, thirrja publike për banorët e Vunosë.  Kemi dokumentin në fjalë, e 7 gushtit të 2021 kur Lame dhe Goro në Vuno u bëjnë thirrje për të marrë certefikatën e pronësisë. Përfituese në këtë zonë si subjekt që tërheq certefikatën, për një pronë publike, ku lidhet regjistrimi përfundor,  me nënë e kryeminstrit  Rama. Kjo hedh poshtë betimin e rrejshëm të kryeministrit se ata kanë përfituar prona në zonë. 22.4 ha tokë, është ende i panjiohur nga ana jonë, në kushtet kur ATP ka refuzuar të jetë bashkëpunuese,  që mediat e kanë denocuar këtë afërë që do investigim të mëtjeshëm, por edhe Kadastra që nuk jep përgjigje. Provohet fakti që jo vetëm Rama ka kërkuar pronat që i takojnë nga të parët e vet në zonë, por fuqia rregullatore e shtetit është vënë në funksion të marrjes dhe regjistrimit të pronës nga familjarët e tij në zonën më stë lakmuar të vendit, i trumbetuar më 7 gusht 2021. 

Afera e tokave të Vunoit

•     Unë e njoh mirë këtë zonë, e njoh, e kam në gjak, ia di të tëra historitë. Mund të flisni ç`a të doni me ndonjë që vjen nga Durrësit dhe nuk di se ç`a bëhet. I di dhe konfliktet brenda për brenda familjeve. Unë vetë dhe e ndjera ime më, nuk kemi kërkuar kurrë asgjë. Ju e dini mirë se ku e kemi rrënjën këtu, por nuk kemi kërkuar asgjë. Asnjë metër katror” - Edi Rama, Himarë, më 24 maj 2024

•           3 vjet më parë, më 7 gusht 2021, Artan Lame i Kadastrës dhe ish- kryetari, tashmë i arrestuar i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dilnin para banorëve të Vunoit për të lajmëruar përfundimin e regjistrimit të pronave. Në listën e përfituesve, ndryshe nga sa pretendon Rama, ishte dhe fisi Koleka, dhe mes tyre Aneta Rama-Koleka;

•           Bëhet fjalë për 22.4 hektarë ose 224 mijë metra katrorë, ku vëllezërit Rama marrin një pjesë jo të vogël. Një pasuri e tillë në atë zone, e painvestuar, përllogaritet me një vlerë 30 milionë euro;

Afera e tokave të Vunoit: Historiku

•           Në vitin 2017, Edi Rama dhe trashëgimtarët të tjerë të fisit Koleka, kanë aplikuar të regjistrojnë pronën e tyre në Agjensinë e Trajtimit të Pronave-ATP;

•           ATP e ka refuzuar regjistrimin, në një vendim ende të pazbardhur, por me siguri sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion:

•           Mungesa e vendimit të shpronësimit,

•           Mungesa e pozicionimit të saktë (kufijtë) hartografikë të pronës.

Afera e tokave të Vunoit: Historiku

•           Në këto kushte trashëgimtarët e familjes Koleka i drejtohen Gjykatës së Apelit Vlorë. Me Vendimin nr.49 dt. 19.03.2019:

•           Ndryshon vendimin nr.504 dt.30.03.2017 të ATP,

•           Njeh pronën prej 22,4 ha dhe bën pozicionimin e saj.

•           Të gjitha Institucionet shtetërore, si ATP, ZRPP-Vlorë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave kanë braktisur gjykimin dhe vetëm Avokatura e Shtetit ka marrë pjesë një herë formalisht;

Afera e tokave të Vunoit: ndryshimi i kuadrit ligjor

•           Ndërkohë, nga vitit 2016 deri në 2020, Rama ndërton një kuadër ligjor (2 ligje dhe 7 VKM), gjithë infrastrukturën ligjore për të përfituar pronën në fjalë:

•           Ligj nr. 133, 2015: “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompesimint

pronës”.

•           Ligj 20/2020 “Për Përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë”, dt.05.03.2020;

•           VKM nr. 89, dt.03.02.2016;

•           VKM nr. 222, dt.23.03.2016;

•           VKM nr. 223, dt.23.03.2016;

•           VKM nr. 685, dt.28.09.2016;

•           VKM nr. 766 , dt.20.12.2017;

•           VKM nr. 1174, dt.24.12.2020

•           VKM nr. 1114, dt.24.12.2020;

•           Ky kuadër ligjor i mundëson familjes së Edi Ramës trajtimin e kërkesës së tyre për njohje dhe regjistrim në dy aspekte:

•           Kthimin e pronës në kushtet kur dokumentacioni ligjor nuk ishte i plotë;

•           Detyrimin e ATP-së të vijojë me regjistrimin e pronës pas vendimit të Gjykatës,

dhe jo rishqyrtimin e saj sic parashikonte ligji i mëparshëm.

Afera e tokave të Vunoit-Marrja e Pronës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...