Mos kërkoni nga RMV të pamundurën: Që Vjosën ta trajtojë si të ishte Vuçiqi!

Premte, 02 August 2024 21:13
 
Nga Kim Mehmeti:
 

Askush nuk a ka plotësisht të qartë se çka ka ndodhur me Presidenten e Kosovës në aeroportin e Shkupit.

Sipas Këshilltares së Presidentes së Kosovës, mediat e Maqedonisë së Veriut gënjejnë kur thonë se presidentja ka refuzuar që të fus valixhen në skanerë, sepse ajo nuk ka pasur fare valixhe, por vetëm një çantë të dorës. 

Edhe të tjerët e dhanë shpjegimin e tyre, përpos MPB të RMV. Pra edhe partitë shqiptare - si këto të ‘qeverisë së Vuçiqit’, por të përkrahura nga VV, po ashtu edhe ajo e deridjeshmja që plotë dy dekada ishte në pushtet dhe që shqiptarët i ktheu thuajse aty ku ishin në kohën e Rankoviqit - treguan se kanë bërë të duhurën për ta mbrojtur nderin e Presidentes.

E në të vërtetë, gjithë këto shpjegime qartësojnë atë që nuk e dinë vetëm shqiptarët abdallenjë në qeverinë e RMV: se nëpër institucionet e ktij shteti ka përplot grupe maqedonase antishqiptare që shfrytëzojnë çdo rast për të përbuzur shqiptarët. 

Andaj, në vend që të japin shpjegime, liderët e partive shqiptare në RMV, do duhej vërtvetes t’ia shtronin një pyetje që i shpjegon të gjitha: cili polic i këtij shteri do guxonte që në aeroportin e Shkupit t’ia merrte telefonin celular Presidentit të Serbisë?

Andaj gjithë këto shpjegime lidhur me skandalin e ndodhur me presidenten e Kosovës përcjellin një porosi: vëllezër shqiptarë të kudondodhur, mos pritni që shteti RMV, Vjosën ta trajtojë ashtu si Vuçiqin dhe shqiptarin ta ndjejë të afërt sa serbin!

Kalimthi: RMV sot e kremtoi Ilindenin – Ditën e Republikës së Krushevës. 

Dhe në këto manifestime morën pjesë vetëm dy shqiptarë: Kryetari i Parlamentit dhe Zv./kryeministri.  

Dhe për ata që pyesin se kur Maqedonia do konsolidohet si shtet? 

Mbase atëherë kur festat e saj shtetërore do i kremtojnë edhe shqiptarët dhe kur maqedonasit do e duartrokasin vallen e Shotës kur ajo të vallëzohet në Meçkin Kamen. 

Pra mbase edhe kurrë! 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...