Berisha: Edvin Gjipeja është pasuruar me 220 mijë m2 tokë. Shkelmimi i Kushtetueses për Olta Xhaçken ka lidhje me këtë vendim

Premte, 02 August 2024 21:37
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shkelmuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçka, pasi është bërë pasuruar me 220 mijë metra katrorë tokë në Vuno.

‘Edvin Gjipeja është pasuruar me 220 mijë m2 tokë. Shkelmimi i vendimit të Kushtetueses për Olta Xhaçken ka lidhje me këtë vendim’, theksoi Berisha. 

Berisha: Të dashur miq, sot mbyllet fushata elektorale në Bashkinë e Himarës.

Sot në Himarë, me dy dëshmitarë të rremë dhe mëkatarë si ata, Vangjel Tavon dhe Blendi Klosin, kishte zbritur edhe Edvin Gjipeja.

Edvin Gjipeja në maj të këtij viti bëri be e rrufe, u betua edhe për kokën e nënës së vet të ndjerë, se ai dhe e ndjera nëna e tij, nuk kanë kërkuar kurrë një metër katror.

Ndërsa sot, dje, pardje dalin dokumente se në Gjipe, ai dhe mamaja e tij e ndjerë dhe kushërinjtë e tij, janë pasuruar me 220 mijë metër katror tokë.

Edvin Gjipeja, kam disa pyetje. Se tani e tutje do të quajmë Edvin Gjipeja.

A ka lidhje shkarkimi i Artan Lames me refuzimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave për njohjen dhe kthimin e asaj prone nënës tuaj të ndjerë dhe ty?

Edvin, a ka lidhje me atë pronë akuza publike që të ka bërë kushëriri yt në Vlorë se i ke grabitur pronat atij?

Edvin Gjipeja, thuaju pak himariotëve, vlonjateve dhe shqiptarëve, a ka lidhje me atë proces shkarkimi njëra pas tjetrës i 8 drejtorëve, drejtoreshave të Kadastrës së Vlorës?

Edvin, doli e qartë si drita e diellit, siç kisha deklaruar me dhjetëra herë, se Himara është futur në rrethin e interesave më mafioze të Edvin Gjipesë.

A ka lidhje me interesat e tua mafioze, shkelmimi i Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve të saj për Olta Xhaçkën?

A ka lidhje Edvin?

Cili është roli yt në shkelmimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Folu shqiptarëve se tani zbërthehen të gjitha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...