Amnistohet Rama-Veliaj/ Këlliçi: Kush kishte një alibi që SPAK nuk është i kontrolluar, sot e mori përgjigjen

Premte, 02 August 2024 21:43
 
Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi deklaroi sot para dyerve të SPAK, se ka paraqitur dokumente të reja për skandalin e inceneratorëve.
 

Këlliçi i ftuar në një lidhje me Skype, në 'Edicionin e Mbrëmjes' në Syri Tv, komentoi përfundimin e hetimeve nga SPAK, për inceneratorin e Tiranës, hetime qe dërguan për gjykim 12 të pandehur, mes tyre është edhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, duke lënë jashtë Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçin, kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj. 

Për fat të keq, do të thoja që sot SPAK me këtë vendimmarrje ka hedhur poshtë çdo aludim, pikëpyetje që mund të qëndronte, çdo fije shprese që mund të qëndronte, që ky institucion është i pavarur dhe se ky institucion është aty për të bërë drejtësi. 

Sot, kolegët e Erion Veliajt në SPAK, ata që paguhen me lekët e PS, drejtuesi i Ujësjellësit të Kanalizimeve Altin Dumani të cilit  godinën e UKT-së ja ka dhënë Erion Veliaj falas për të ushtruar detyrën, në një vendimmarrje absurde kanë amnistuar Ëngjëll Agaçin dhe Edi Ramën. 

Se na paska dalë tani… se dhe bonusin 8 përqind, të  një kompanie që nuk egzistonte, që ka marrë dy shkresa zyrtare nga ministri i asaj kohe Ylli Manjani dhe ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj, që kjo kompania nuk egziston, fajin e kanë punonjësit që kanë draftuar dokumentin, nuk e ka fajin kryeministri që e ka firmosur atë.

I njëjti kryeministër që nga zëvendës kryeministri i tij Ahemtaj, konsiderohet si pronar i inceneratorit të Tiranës së bashku me Erion Veliajn.

Këlliçi teksa e konsideroi vendimin e sotëm qesharak, teksa u shpreh se  SPAK-u është vegël në duart e kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Vendimi i sotëm është qesharak edhe për një arsye tjetër.

Si ka mundësi që këto 12 individë, të 12-të që janë çuar sot për gjykim e kanë shkelur në të njëjtën kohë dhe për të njëjtin qëllim ligjin, plotësojnë të gjitha kriteret për tu konsideruar një grup i strukturuar kriminal , dhe këta akuzohen vetëm për shpërdorues detyre dhe s’ka asnjë akuzë të ngritur për grup të strukturuar kriminal?! 

Si ka mundësi, një drejtor i dalë në pension siç është rasti i zotit Simixhiu apo rasti tjetër Taulant Tusha, apo zyrtar të rëndomtë të tjerë, si ka mundësi që po mbahen përgjegjës punonjës të thjeshtë për një aferë që deri më tani ka kushtuar 132 milionë euro?!

Pra nëse ka pasur ndonjë alibi, që SPAK nuk është i kontrolluar politikisht, sot kanë marrë përgjigje që SPAK-u është vegël në duart e kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...