Kartat e skaduara, Blushi: Pjesë e operacionit mafioz të Ramës për të tjetërsuar me çdo mënyrë vullnetin e himariotëve

Diel, 04 August 2024 16:02
 

Nga Tedi Blushi:

Mohimi i së drejtës kushtetuese të votimit për 6157 qytetarë të Himarës, me pretendimin e dokumentave të identifikimit të skaduara, është pjesë e operacionit mafioz të Edi Ramës për të tjetërsuar me dhunë shtetërore dhe manipuluar me çdo mënyrë vullnetin e himariotëve. 

Në kundërshtim flagrant me praktikat e aplikuara në proceset e mëparshme zgjedhore, ku qytetarët me karta identiteti të skaduara janë lejuar të votojnë, me urdhër direkt të Edi Ramës kësaj here është penguar qëllimisht nxjerrja e akteve përkatëse ligjore për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë zgjedhësit.

Zbarkimi i të gjithë makinerisë së narkoshtetit në Himarë, presionet dhe shantazhet e faktuara kriminale, përdorimi i parave të pista për blerjen e votave dhe transferimi i paligjshëm i gjendjes civile në Himarë të qindra qytetarëve nga bashki të tjera janë disa nga aktet kriminale të Edi Ramës në funksion të rrëmbimit të Himarës.

Më e rëndë është fakti se pjesë e këtij operacioni mafioz është bërë edhe SPAK që nuk ka bërë asnjë reagim për të ndaluar manipulimin e zgjedhjeve pavarësisht denoncimeve konkrete, përkundrazi i ka hapur rrugën Edi Ramës për të tjetërsuar dhe grabitur votat, siç rrëmbeu një vit më parë, dy ditë para zgjedhjeve, Kryetarin e zgjedhur Fredi Beleri.

Duke nxitur të gjitha institucionet ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet të reagojnë me forcë, u bëjmë thirrje të gjithë himariotëve patriotë të qëndrojnë trimërisht në mbrojtje të votës, të marrin pjesë masivisht në votime dhe të ndëshkojnë këtë bandë që kërkon t'u rrëmbejë shtëpitë, pronat, detin dhe dinjitetin.

Himara është e himariotëve!

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...