Kume: Asnjë qytetar nuk duhej penguar të votonte, KQZ të kishte marrë masat në kohë

Diel, 04 August 2024 19:49
 

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin, Edvin Parruca për të diskutuar mbi problematikat e shumta që u hasën në procesin zgjedhor në Himarë ku qindra qytetarë nuk u lejuan të votonin si pasojë e problematikave të kartave të identitetit ishte ish kreu i KQZ, Kristaq Kume.

Kume është shprehur se qytetarët duhet të ishin lejuar të votonin edhe pse kanë skaduar kartat por ky problem do të duhet të ishte evituar kohë më parë që të zgjidhej.

Është një situatë e cila nuk duhet të kishte ndodhur kështu dhe për të mos ndodhur ky problem që ka të bëjë me kartat e identitetit të ishte rregulluar me kohë. Domosdoshmërisht duhet të ishte bërë një zgjidhje e vlefshme për të gjitha kartat e identitetit që janë skaduar.

KQZ duhet të kishte përgatitur procesin zgjedhor por edhe listat e zgjedhësve, mos harrojmë që dy partitë kryesore të vendit kanë ekspertët e tyre për të audituar listat dhe do të duhet të ishin ata të parët që ta konstatonin problemin që të ishte bërë i mundur zgjidhja  e saj.

E gjitha kjo problematikë ku mbetën rreth 6 mijë qytetarë të cilët mbetën të pa mundur për të votuar, edhe për këtë problem e kanë fajin së pari partitë politike dhe më pas vijon në KQZ.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...