Patronazhistja e Sarandës/ Rama i “legalizon” detin ish-drejtoreshës së ASHK, Aida Demi

E Enjte, 08 August 2024 12:48
 

Në janar të këtij viti, drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë, Aida Demi, u shkarkua, pasi u zbulua se kishte “privatizuar” detin, duke ia dhënë familjes së saj.

Madje, në atë rast, Policia e qytetit jugor bastisi zyrën e saj, pasi kishte dyshime për veprime abuzive dhe korruptive me regjistrimin e pronave.

Por, kur kanë kaluar rrethj 7 muaj nga kjo situatë e sikletshme, Aida Demi duket se është “rehabilituar” politikisht. E njohur si një nga “patronazhistet” më të rregullta të Sarandës, Demi dhe familja e sa duket se po marrin shpërblimin për angazhimin politik dhe elektoral.

 
 
 
Në foto: Ish-drejtoresha e ASHK-së, Sarandë, Aida Demi

Madje, “rehabilitimi” i Aida Demit po vjen me një “dekoratë” nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili jo vetëm po i legalizon “detin”, por edhe po i jep leje për të shtuar biznesin mbi “detin e shndërruar në tokë”.

Së fundmi, Rama, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) miratoi vendimin “Për miratimin e ndryshimeve të projektit gjatë ndërtimit për objektin: “Shtesë 4 kate mbi objektin 2 kate mbi tokë të Hotel “Demi”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë”, me subjekt zhvillues Z. Avenir Demi”.

Në foto: Vendimi i KKT-së për shtim katesh në godinën e familjarëve Demi

Për të kuptuar më mirë këtë vendim, që duket se është një “qokë” e Ramës për Aida Demin, kthehemi pak në kohë.

Në 12 janar 2024, Aida Demi, drejtoreshë e Kadastrës në Sarandë u shkarkuar nga detyra. Shkarkimi ka ardhur pas investigimit të një emisioni televiziv, ku tregohej sesi familja e drejtoreshës së Kadastrës, Aida Demi ka përfituar tokë që më parë ka qenë det.

Hoteli buzë detit i ndërtuar nga familjaret e Aida Demit mbi një truall të blerë me proces privatizimi në vitin 1992, sipas emisionit investigativ, gllabëroi një pjesë të konsiderueshme të bregut të detit, pjesë që u mbush me inerte dhe u kthye në tokë.

Me një kontratë shitblerjeje në 5 Korrik 2019, Ministria e Financave ia shiti atë familjes Demi duke e kthyer detin në tokë. Pas vetëm 4 ditësh, familja Demi merr certifikatën e pronësisë jo për 600 m2 sa bleu, por për 1325 m2.

Më pas, në vitet 2020 dhe 2021 dhe 2022, familja e Aida Demit ka marrë disa leje për ndërtimin e një objekti të ri dhe shtesë katesh për objektin ekzistues.

Emisioni investigativ kishte mësuar se Aida Demi, në cepin e lokalit të vëllait të saj, kishte legalizuar një banjo që pasqyrohej si objekt në dokumentet e legalizimit.

Në foto: Leja fillestare e miratuar nga Edi Rama në mars 2023

Në 8 Mars 2023, Këshilli Kombëtar i Territorit, me firmën e Edi Ramës, miratoi “Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt shërbimi 1 kat, me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues Z. Avenir Demi”, pikërisht në zonën ku bregu ishte mbushur me inerte për të krijuar “truall” për familjen e drejtoreshës së asaj kohe të ASHK-së, Sarandë, Aida Demi.


Një vit më pas, pikërisht në gusht 2024, Rama, sërish në cilësinë e kryetarit të KKT-së, jep leje për shtimin e kateve të godinës së familjarëve të Aida Demit.

Së fundmi, KKT miratoi vendimin që i shton godinës 4 kate.

Pra, prona që nisi tërësisht në paligjshmëri, siç zbuloi emisioni investigativ në fillim të këtij viti, tashmë jo vetëm që po legalizohet me firmën e Edi Ramës, por, po me firmën e kryeministrit, po shton katet, duke u shndërruar nga një lokal i thjesht në kundërshtim me ligjin, në një strukturë hoteliere e “bekuar” me firmën e kryerilindasit.

Ndërkohë, Aida Demi është duke u përballur me drejtësinë, pasi është në proces gjyqësor, e akuzuar nga Prokuroria e Sarandës për “shpërdorim detyre” gjatë kohës që ushtronte detyrën e drejtoreshës së Agjencisë së Kadastrës në Sarandë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...