Berisha: 2024, viti i shkatërrimit të turizmit, kapacitetet turistike kanë rënë nga 50-70 %

E Enjte, 08 August 2024 21:45
 

Lideri demokrat Sali Berisha në ditën e 220 të qëndresës qytetare, e ka vënë sërish theksin te turizimi në Shqipëri, që sipas tij 2024  është cilësuar si viti i shkatërrimit. Duke folur para qytetarëve të mbledhur poshtë banesës së tij, Berisha tha se kapacitetet turistike në vend kanë pësuar ulje nga 50 deri në 70 %.  Sipas kryedemokratit Berisha, statistikat e publikuara, tregojnë se shqiptarët nuk kanë para për të bërë pushime, për shkak se qeveria Rama i ka varfëruar dhe vazhdon t’i varfërojë, duke i detyruar të largohen nga vendi. 

Berisha: Miqtë e mi, boshatisja e Shqipërisë është akti më armiqësor, më shkatërrimtar për kombin tonë se të gjitha luftërat, se të gjitha epidemitë, se të gjitha pushtimet, largimi i rreth 40 përqind të qytetarëve shqiptarë nga Shqipëria.

Të dashur miq, në mënyrë të përsëritur jemi ndalur tek shndërrimi i turizmit në një mallkim për qytetarët shqiptarë.

Ky vit shënon de facto shkatërrimin e turizmit në Shqipëri.

Kapacitetet turistike në vend kanë rënë nga 50 gjer në 70 përqind.

Kompanitë e mëdha turistike, njëra pas tjetrës, janë larguar nga Shqipëria.

Tregu ka pasur absurditete nga më të rëndat.

Në një kohë kur propaganda qeveritare u shet shqiptarëve për turistë pasagjerët e Rinasit apo të portit të Durrësit, në mënyrën më mashtruese, më të turpshme kapacitetet turistike, hotelet, shezlonget, çadrat kanë qenë me çerek apo maksimumi dyzet përqind të kapaciteteve të tyre nga qershori gjer sot.

Kjo është një goditje shumë e rëndë për Shqipërinë, ekonominë e saj dhe shqiptarët, të cilët kanë investuar normalisht se kudo tjetër në turizëm.

Të cilët nga thellësitë e Alpeve gjer në Konispol, në të gjitha brigjet e detrave dhe liqeneve, në të gjitha malet dhe luginat e lumenjve, e shihnin dhe e shohin turizmin si një dritë shprese për mëkëmbjen e tyre ekonomike.

Por çfarë ndodhi këtë vit? Shkaku i parë dhe më kryesor miqtë e mi është varfërimi i tejskajshëm i shqiptarëve.

Ky është shkaku themelore.

Para 8 muajsh u publikua studimi që tregonte se 60 përqind e shqiptarëve nuk janë në gjendje të bëjnë pushime, të shkojnë me pushime.

Miq, kur lexova atë studim mu rikujtua koha e diktaturës, kur në atë kohë jo më shumë se 30-40 përqind e qytetarëve mund të shkonin me pushime. Edhe më pak.

Nuk mund të shkojnë me pushime 47 përqind e shqiptarëve që deklarojnë se nuk sigurojnë dot ushqimin e duhur për fëmijët e tyre.

Të jemi realistë, plazhet e jugut i mbushte Tirana, kjo është e vërteta.

Dhe varfëria i përjashtoi shqiptarët nga kjo mundësi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...