Tirana në emergjencë prej aferës së djegësit, Veliaj në 2022: Tirana është më e pastër

Premte, 09 August 2024 14:48
 

Në shkurt të vitit 2022, Erion Veliaj shprehej para komisionit hetimor parlamentar, se me tarifën 29 euro për tonë, Tirana është më e pastër se para vitit 2015. Por prej javësh, kryeqyteti dhe veçanërisht zona e Astirit po mbytet në plehra, pasi koshat nuk pastrohen. Syri televizion kreu një vëzhgim edhe këtë 9 gusht, ku dëshmohet se mbetjet urbane po kthehen në kërcënim për qytetarët, ndërkohë që Erion Veliaj vetëm një javë më parë pagoi rreth 900 mijë euro për inceneratorin fantazëm të sharrës.

Kështu pretendonte Erion Veliaj para komisionit hetimor paralamentar për inceneratorët, në shkurt të vitit 2022. Sot dy vjet më pas, kur afera e inceneratorit i ka shkaktuar buxhetit të shtetit dhjetëra milionë euro deri më tani, pamjet e Tiranës janë këto: 

Këto pamje, janë xhiruar nga kamera e syri Televizion mëngjesin e këtij 9 gushti në zonën e Astirit. Një prej zonave më të populluara të kryeqytetit me më shumë se 70 mijë banorë, prej javësh po përballet me një situatë skandaloze, ku mbetjet urbane nuk pastrohen.

Siç shihet, koshat kanë ditë pa pastruar, aq sa mbetjet hidhen nga qytetarët në rrugë, duke krijuar jo vetëm ndotje viziuale dhe mjedisore, por në kushtet kur në Shqipëri ka shpërthyer virusi i “Etheve të Nilit”, pirgjet e mbetjeve mund të kthehen në vatra të përhapjes së infeksionit.

Syri televizion denoncoi edhe pak ditë më parë skandalin me pastrimin e mbetjeve urbane në Astir, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga bashkia e Tiranës. Por teksa Tirana po mbytet në plehra prej javësh, vetëm pak ditë më parë, konkretisht në datën 1 gusht, Bashkia e Tiranës pagoi rreth 900 mijë euro të tjera për inceneratorin fantazëm, duke çuar në total rreth 58 milionë euro pagesa për djegësin që nuk ekziston.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...