‘Hetime për tunelin e Llogarasë’ Meta: Shpenzimet e bashkive për pagat janë rritur në 43%, ndërsa për investimet kanë rënë në 23.8%

Premte, 09 August 2024 17:10
 

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një komunikim publik nga selia e PL-së u pyet nga gazetarët nëse mendon se SPAK duhet të nisë hetimet për punimet në Tunelin e Llogarasë.

Meta tha me ironi se mbase ky është një krim më intelektual sesa ai i grabitjes pa maska tek inceneratori që nuk ekziston në Tiranë. 

“Mbase është një krim më intelektual sesa ky i grabtijes pa maska tek inceneratori që nuk ekziston në Tiranë. Ju lutem, mos ia ulni vlerën denoncimit të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Ai tha saktësisht “se i njëjti projekt u shtua fiktivisht pas vizitës që u bë në Turqi me 50 milionë euro”.

Dhe andej nuk erdhi asnjë makineri dhe asnjë pajisje shtesë, por përkundrazi kompania lokale përsëri bëri punën, por në këtë rast si nënkontraktore. Janë 50 milionë euro, është me zë e figurë. Zoti Ahmetaj mund të gabojë në gjëra të tjera, por tek shifrat nuk gabon”, tha Meta.

DEKLARATA

Në këtë konferencë për shtyp, dua të ndalem në situatën skandaloze, në të cilën ndodhet pushteti vendor, e sidomos në nivelin mizerabël të shërbimeve, që ai ofron ndaj qytetarëve dhe taksa paguesve kudo.

Në periudhën pas të ashtuquajturës reformë të pushtetit vendor, është e qartë se nuk ka asnjë potencial shtesë të kapacitetit fiskal të pushtetit vendor, për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të njësive të qeverisjes vendore dhe kjo duket pothuajse kudo, në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, shumica absolute kontrollohet prej Rilindjes.

Buxheti vendor në përqindje të PBB në vitin 2024, ka një ulje të ndjeshme, në raport me vitin 2016, pra përpara 8 vitesh.

Një zhvillim shqetësues mbas reformës mbetet rritja e jashtëzakonshme e personelit dhe në vijim e shpenzimeve të pagave në raport me totalin e shpenzimeve për pushtetin vendor.

Një ndër argumentet bazë për uljen e numrit të njësive të vetëqeverisjes vendore, ishte pikërisht shkaku i shpenzimeve të larta të personelit, përpara reformës administrative-territoriale.

Duke ju referuar treguesve të shpenzimeve të pushtetit vendor, pas reformës, duket shumë qartë, rritja e peshës së shpenzimeve të personelit nga viti në vit.

SHPOPULLIMI, ALARMANT/ Censi e nxjerr bllof, Ministria e Arsimit raportoi shifra të fryra për numrin e nxënësve

Pushteti vendor nga 10.8 miliard lekë të shpenzimeve të personelit në vitin 2013, ka arritur në 29.7 miliard lekë në vitin 2023, ose me një rritje në mbi 2.8 herë.

Pra, sot që kemi 61 njësi të qeverisjes vendore, paguajmë për stafin, për personelin e bashkive, 3 herë më shumë, se sa paguanim përpara se të fillonte reforma, ku ishin 400 e ca njësi të pushtetit vendor.

Është rritur ndjeshëm pesha e shpenzimeve te personelit, pra për paga nga 36% të shpenzimeve totale në vitin 2013, në mbi 43% të totalit të shpenzimeve në vitin 2023.

Njëkohësisht, numri i të punësuarve është rritur në mënyrë të jashtëzakoshme, dhe tërësisht të pajustifikueshme. Nga 19 625 punonjës që kishim në qeverisjen vendore në vitin 2015, sot janë 37 108 punonjës.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...