Nën hijen e konfliktit të interesave/ Veliaj-Strategjiku 'StarTek', në mes miliona euro

Diel, 11 August 2024 13:58
 

Në Janar të vitit 2016, Besjona Dede (Mehmetaj) emërohet drejtoreshë e Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Tiranës, referuar të dhënave që ka publikuar në rrjetin social profesiona, “LinkedIn”.

Image

 
 

Një muaj më pas, kompania “StarTek” në pronësi të Lulëzim Mehmetaj, bashkëshortit të saj, fiton tenderin e zhvilluar nga Bashkia e Tiranës “Këndi i Lojërave për Fëmijë”.

 

Image

Procedura e zhvilluar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, me fond limit rreth 600 mijë euro, u kundërshtua fuqishëm nga opozita dhe ambjentalistët, pasi shënonte nisjen e betonizimit të Parkut të Liqenit Artificial.

Protestat e nxehta disa-ditore duket se lanë në një cep të papërfillshëm dyshimet për konflikt interesi, pasi kompania e Lulëzim Mehmetaj fitoi tenderin kontravers në institucionin, ku bashkëshortja e tij ishte pjesë e stafit të lartë drejtues.

Pasi u kalua ky “ngërç” i parë, raportet mes Bashkisë së Tiranës dhe “StarTek” u konsoliduan, në shpërfillje të plotë të konfliktit të interesave. Me fuqizimin politik të kryebashkiakut të Tiranës, duket se asnjë institucion nuk guxonte të niste më së paku një procedurë minimale verifikuese.

Nën këtë pasivitet institucional, në vitin 2020, Veliaj zhvillon procedurat për nënshkrimin e një kontrate shkëmbimi mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë ndërtuese të Lulëzim Mehmetaj.

Image

Në 29 Prill 2020, pikërisht në kulmin e bllokimit kolektiv për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid 19, Këshilli Bashkiak i Tiranën, nën drejtimin e Toni Gogut, mblidhet on-line, për të miratuar vendimin që lejonte Erion Veliaj për të nënshkruar marrëveshjen “Për zhvillimin e pronave nr.1/921, nr. 1/188 dhe nr. 1/922, zona kadastrale 8250, në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe miratimin e marrëveshjes së sipërmarrjes midis bashkisë tiranë dhe subjektit Startek shpk”.

Image

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, kompania private do të zhvillonte një pronë publike për ndërtim dhe 40 përqind të sipërfaqes në përfundim të godinës do ia kalonte Bashkisë së kryeqytetit.

Prona publike ishte shumë pranë qendrës së Tiranës dhe cilado kompani ndërtuese, me shumë mundësi, do të kishte uruar që të siguronte një kontratë të tillë me bashkinë e drejtuar nga Veliaj.

Por, ky fat i takoi “StarTek” shpk, në pronësi të bashkëshortit të zyrtares bashkiake. Edhe në këtë rast, konflikti i interesit mund të ishte shumë i dukshëm. Por, sërish institucionet publike monitoruese nuk i drejtuan aspak sytë nga vendimmarrja e Erion Veliaj.

Rindërtimi i “Sami Frashërit”

Në vijim, raporti i dyshimtë në konflikt interesi mes Bashkisë së Tiranës dhe “StarTek” shpk të Lulëzim Mehmetaj vijon me një tjetër tender të anatemuar-rindërtimi i shkollës së mesme “Sami Frashëri”, e dëmtuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Image

 “StarTek” shpk fitoi procedurën tenderuese me vlerë mbi 5.5 milionë euro, e cila u vu në qendër të akuzave të opozitës për faturën e fryrë. Megjithatë, kontrata u nënshkua dhe tashmë kompania e Mehmetajt ka marrë të gjithë fondin e parashikuar për këtë investim, ndërkohë që bashkëshortja e tij vijon të ishte pjesë e Bashkisë së Tiranës.

Mehmetaj, “strategjik” me gaztorin Paja

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Komitetit të Investimeve Strategjike, miratoi në Shtator 2019 lejen për projektin “Kompleksi Turistik Dhërmi”, sapo në grupin e kompanive që kërkonin statustin e investitorit strategjik është përfshirë emri i aktorit të Portokallisë, Gazmend Paja.

Image

Mund të jetë rastësi, por gjithësesi ekzistojnë dyshime se firma e Ramës është ndikuar nga afrimiteti i madh që ekziston ndërmjet kreut të qeverisë dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me gaztorin Paja.

Në 11 nëntor 2017, Komiteti i Investimeve Strategjike i ktheu pas kompanisë “Startek” kërkesën për të marrë statusin e investitorit strategjik për projektin “Kompleksi Turstik Dhërmi”.

Në dokumentin e nënshkruar nga zëvendëskryeministrja e kohës, Senida Mesi, i kërkohej kompanisë që të plotësonte dokumentacionin e nevojshëm.

Kërkesa për “investitor strategjik” përsëritet dy vjet më pas. Kësaj radhe, “Startek” ishte bashkuar me shoqërinë “Ekotek Energy Services”.

Kjo kompani e dytë është themeluar nga Alket Cakaj në vitin 2016. Cakaj rezulton një mik i afërt i aktorit Gazmend Paja.

Në Maj 2019, Alket Cakaj i shet kompaninë “Ekotek Energy” mikut të tij, Gazmend Paja, ndërkohë që vijon të mbajë postin e administratorit.

Pas këtij transaksioni, “Ekotek” e Pajës dhe shoqëria “Startek” i drejtohen Komitetit të Investimeve Strategjike për të marrë statusin e investitorit strategjik për “Kompleksi Turistik Dhërmi”.

Tre muaj më pas, në 2 shtator 2019, kërkesa rezulton e suksesshme dhe projekti fiton statusin e investitorit strategjik, kësaj radhe me firmën e Edi Ramës.

Image

Projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi turistik me sipërfaqe truall 133.000 m2 në Zonën Kadastrale 1481, në Himarë.

Vlera e investimit të projektit “Dhërmi Resort” parashikohet të jetë afërsisht 13,8 milionë Euro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...