Berisha: Regjimi ka krijuar mekanizma kriminale, për të kontrolluar vullnetin dhe çdo rezultat elektoral

Diel, 11 August 2024 21:19
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka risjellë në vëmendje diktaturën komuniste, që njëjtë si regjimi i Edi Ramës, ka krijuar mekanizma antiligjorë për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve.

‘Regjimi ka krijuar mekanizma kriminale, antiligjore për të kontrolluar vullnetin dhe çdo rezultat elektoral’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju, qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të kauzës më të drejtë, të qytetarit, të kauzës më të drejtë, të kombit dhe vendit, kauzës së lirisë dhe interesit kombëtar.

Qëndresa juaj ka një karakter epik, sepse me shpirtin tuaj të pamposhtur, ju dëshmoni vendosmërinë, guximin, kurajën për të qëndruar kundër formës më të keqe, më të shëmtuar, por dhe më të rrezikshme të të gjitha diktaturave, që është diktatura e bandave e bazuar në lidhjet me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Diktatura e Edi Ramës.

Ndaj dhe mirënjohja për këtë qëndresë është e pakufishme për ju, për oratorët e parlamentit të qytetarëve shqiptarë që me fjalimet e tyre përcjellin në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve të vërtetat e hidhura të këtij regjimi, i cili është faktuar për çdo shqiptar, regjimi më shkatërrimtar në historinë tonë kombëtare.

Ju qëndroni çdo ditë dhe çdo natë kundër një regjimi që për interesa të pushtetit të tij kriminal, asgjësoi institucionin më themelor të lirisë, institucionin më themelor të demokracisë, votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.

Një regjim i cili ka krijuar mekanizma kriminale, antiligjore për të kontrolluar vullnetin dhe çdo rezultat elektoral.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...