Kush i mori medaljet, Veliaj apo sportistët?

Hënë, 12 August 2024 15:56
 

Pas skandaleve të njëpasnjëshme në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj po tenton t’i shuajë duke dhënë shfaqje të shëmtuara nga Parisi, duke bërë si një “mundës profesionist”.

Ajo që është më qesharakja është shfaqja tjetër që jep sot publikisht në pritjen e delegacionit shqiptar pas përfundimit të Lojërave Olimpike.

Veliaj sillet sikur është ai, që me atë “hedhjen e famshme”, të improvizuar sigurisht, mendon se ka fituar medaljet dhe jo sportistët Chermen Valiev dhe Islam Dudaev.


Veliaj, drejtorët hajdutë të të cilit janë pas hekurave si të përfshirë në tenderë abuzivë dhe në aferën inceneratorëve, po përpiqet që me këto skema qesharake të zhvendosë vëmendjen nga skandalet në të cilat është përfshirë.

Veliaj është nën hetim nga SPAK-u për disa dosje të nxehta po ashtu dhe për pasurinë. Po njësoj janë nën hetim pasuror dhe familjarët e tij.

 

Në teatrin e tij publik sot, Veliaj tha se është krenar për atë që ka vjedhur, nuk e dimë për çfarë e ka fjalën, për "punët e mira" që ka bërë me drejtorët e tij hajdutë, pasi medaljet nuk i ka fituar Erion Veliaj, por dy sportistët Chermen Valiev dhe Islam Dudaev.

 “Bashkuam një energji të jashtëzakonshme të qeverisë, të bashkisë, për të mbështetur Komitetin Olimpik, për të bërë një lojë në skuadër, ku secili ndihmon, secili jep të vetën. Jam vërtet krenar për çfarë kemi bërë. Më duhet të them që stërvitja për Los Angeles 2028 fillon sot. Kështu që do përveshim mëngët, pas këtyre festimeve dhe ceremonive, për t’u siguruar që dalim akoma më mirë, që jemi akoma më të fortë dhe për t’u siguruar që bashkëpunojmë shumë”, tha Veliaj.

Spektakli i Veliajt vijon kur thotë se ky nuk është një sukses individual, duke tentuar të vjedhë dhe atë meritë që në fakt u takon sportistëve për përgatitjen e tyre dhe jo kryebashkiakut, i cili është mësuar që të bëjë "punë të mira" me drejtorët e tij, por në rastin e tyre nuk pranon të mbajë përgjegjësitë e tij, ndërsa në këtë rast kërkon të marrë nga duart medaljet që u përkasin sportistëve dhe kurrsesi Veliajt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...