‘Kam fëmijë për të rritur’/ Proga refuzoi t’i jepte xhiron ditore, prokuroria lehtëson akuzën për ‘rilindasin’

Tuesday, 13 August 2024 13:27
 

Ishte pasditja e 10 gushtit kur Egli Proga mbylli qepenin e lokalit të tij në Pogradec për herë të fundit dhe u drejtua për në shtëpi.

Pak metra më tej, në afërsi të një lokali tjetër ishte Denis Meçe, i cili e ftoi Eglin për një cigare. Ai i ka kërkuar xhiron ditore 42-vjeçarit si “gjobëvënie”, por ky i fundit ka refuzuar. 

Dëshmitarët okularë kanë treguar se në ato momente, Egli është shprehur se nuk mund t’i jepte xhiron ditore, pasi kishte për të mbajtur fëmijët e tij.

Xhiroja ditore i kushtoi jetën Eglit, pasi u godit me grushte në anën e majtë të kokës nga Denis Meçe, goditje e cila ishte fatale.

Ai ra në tokë dhe qëndroi i shtrirë për 30 minuta, tregojnë dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, ndërsa aty pranë ishte edhe një efektiv policie.

Familjarët kanë tentuar ta marrin 42-vjeçarin dhe ta dërgojnë në spital, por janë refuzuar dhe iu është thënë nga policia se ndihma mund të jepet vetëm nga persona të specializuar, por ambulanca erdhi me vonesë sipas tyre.

Ndërkohë policia e fshehu ngjarjen, duke e paraqitur atë si një aksident.

Krimi ka tronditur banorët e qytetit të Pogradecit. Ata thonë se Denis Meçe është toleruar për shkak të lidhjeve të ngushta me Partinë Socialiste.

Por edhe prokuroria ka vendosur të ngrejë ndaj tij akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Një akuzë e tillë parashikon dënim me gjobë deri në 5 vite burg.

Familjarët e viktimës thonë se ai rrezikon të lirohet më shpejt, ndërkohë që një qytetar i ndershëm dhe punëtor i Pogradecit humbi jetën për shkak të dhunës nga njerëzit e partisë në pushtet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...