Redi Molla drejtonte punimet, drejtorët e Veliajt me grup në ‘WhatsApp’ për hotelin e Durrësit

Tuesday, 13 August 2024 18:15
 

Dëshmia e një prej punonjësve të shoqërisë “5D Konstruksion” dhe hapja e telefonit të administratorit të saj Nestor Muhametllari ka bindur Prokurorinë e Posaçme mbi pronarët e hotelit 16 kate që po ndërtohet në Durrës.

Punonjësi në fjalë ka treguar së shoqëria “5D Konstruksion” po ndërton një hotel në Durrës dhe nga korriku i vitit 2022 ai ndjek punimet. 

Para hetuesve ai është shprehur se personi më i përfshirë që rregullisht vinte në hotel dhe ndiqte punimet ka qenë Redi Molla, ish-drejtori i Bashkisë së Tiranës.

Ndër të tjera ai ka deklaruar se investitorët e tjerë janë: Gazmend Haxhia, Elvin Tivari dhe Dritan Kadiu.

Sipas punonjësit të gjithë ata kanë një grup në aplikacionin “Whatsapp” ku bëjnë pjesë edhe investitorët Nestor Muhametllari, Mariglen Lika, dhe punonjësi që ka dhënë dëshminë, ku diskutojnë për problemet e ndryshme që hasin.

Më tej në dëshminë e tij është shprehur se kompania “5D Konstruksion” është nënkontraktore vetëm për pjesën e karabinës dhe se ai për çdo problem komunikonte me Redi Mollën.

Sipas SPAK, Redi Molla është personi që në dinamikë ka mbajtur kontakte me institucionet shtetërore dhe nënkontratorët për ndërtimin e hotelit.

Ndërkohë nga këqyrja që i është bërë telefonit të Nestor Muhametllarit është gjetur një grup komunikimi në lidhje me procesin e punimeve në këtë hotel ku bëjnë pjesë edhe investitorët dhe nënkontraktorët.

Sipas analizimit të bisedave del se Redi Molla ka qenë personi që drejton punimet dhe udhëzonte mbi to, raporton Ora News.

Sipas SPAK, Redi Molla dhe Mariglen Qato janë pronarë “de facto” të kompanisë “5D Konstruksion sh.p.k.”, me të cilën fitonin tenderat e Bashkisë së Tiranës. Ata kishin lënë administrator Nestor Muhametllarin me qëllim menaxhimin e firmës.

Aktualisht SPAK po kryen hetim pasuror për drejtorët e Erion Veliajt, teksa edhe për kryebashkiakun e Tiranës ka nisur një hetim pasuror, edhe pse deri më tani është toleruar nga SPAK duke mos u marrë i pandehur, si për inceneratorin, po ashtu edhe për dosjen “5D”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...