Vrasja e Egli Progës/ Berisha: Rama bëri apologjinë e policisë, bëri gjjithçka të fshihte krimin me dëshmitarë

E mërkurë, 14 August 2024 23:43
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, i ka bërë thirrje të gjitha rretheve të veriut seThumana është beteja e tyre. 

Në Thumanë, shprehet Berisha, luftohet kundër një diskriminimi të tmerrshëm që u bëhet banorëve më të varfër të Shqipërisë me një taksë të re për të ardhur në kryeqytetin e tyre, dhe asgjë nuk mund të mposhtë kauzën e drejtë të qytetarëve të Krujës.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha ka folur edhe për vrasjen e Egli Progës, akuzoi Edi Ramën se bëri apologjinë e policisë, duke bërë gjjithçka që të fshihte krimin me dëshmitarë të ndryshëm.  

Në ditën e 226 të qëndresës, para qytetarëve, Berisha tha se Rama është padrino i mafies së veriut dhe armik i qytetarëve. Sipas Berishës, vrasësi gjobëvënës i sojit kriminal të Rilindjes, i mori shpirtin Egli Progës.

Lideri i opozitës Sali Berisha ka risjellë në vëmendje ngjarjen e Vlorës, ku djali i anëtares së KLP vrau biznesmenin, pasi i kishte premtuar marrëveshje me mamanë e tij për vendimin. Duke hequr paralelizma me vrasjen në Pogradec, Berisha tha se të dyja kanë një emërues të përbashkët, narkoshtetin. Sipas Berishës, në krye të piramidës së drejtësisë, qëndron nëna e një vrasësi.

FJALA E PLOTË

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, qëndrestarëve dhe qëndrestareve, guximtareve dhe guximtarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të shoqërisë dhe kombit shqiptar.

Të dashur miq, le të përshëndesim ne qëndresën, guximin e të gjithë banorëve të Thumanës, Fushë Krujës dhe Krujës për të drejtat e tyre më legjitime përkundër ndëshkimit antiligjor dhe antikushtetues që Edi Rama me Lubi Ballukun në një akt racizmi kriminal u kanë bërë atyre me rrugën, e cila duhej të ishte një mirësi e madhe për banorët e zonës, por edhe një shpërblim i madh sepse u ndërtua mbi tokat e tyre.

Kjo që zhvillohet në Thumanë është dëshmia tjetër më autentike e karakterit çnjerëzor, e qëndrimit racist dhe përçmues të qeveritarëve ndaj qytetarëve të thjeshtë.

Të ndëshkosh me rrugë qytetarët e një zone, t’ua falimentosh atyre biznesin, t’ua nxisësh ditën e tregut, t’u bllokosh atyre turizmin është një ndëshkim që nuk ua ka bërë asnjë pushtim, asnjë regjim.

Ndaj dhe unë u bëj thirrje të gjitha rretheve të veriut, në Thumanë është beteja juaj.

Në Thumanë luftohet për çdo banor nga Fushë Kruja në Vermosh dhe Valbonë.

Në Thumanë luftohet kundër arbitraritetit të një qeverie që përçmon, që shkelmon mbi ta.

Në Thumanë luftohet kundër një diskriminimi të tmerrshëm që u bëhet banorëve më të varfër të Shqipërisë me një taksë të re për të ardhur në kryeqytetin e tyre.

U bëj thirrje ngrihuni, mos pranoni poshtërimin, mos pranoni ndëshkimin.

I jipni këtij pushtuesi atë që i keni dhënë çdo pushtuesi në kohëra.

Asgjë nuk mund të mposhtë kauzën e drejtë të qytetarëve të Krujës, kauzën e drejtë të qytetarëve të të gjitha qarqeve të veriut.

Edi Rama është një armik i egër, një armik i lindur i veriut.

Ai është padrino i mafies së veriut, armik i qytetarëve.

Ndaj dhe qëndroni të pamposhtur se e drejta, ligji, Kushtetuta është me ju, jo me Edi Ramën dhe Lubi Ballukun.

Të dashur miq, sonte qytetarët e Pogradecit po nderojnë me një protestë të heshtur dhe po ndezin qirinj në vendin ku i morën shpirtin, ku vrasësi gjobëvënës i sojit kriminal të Rilindjes, i mori shpirtin Egli Progës.

Unë përshëndes protestën e qytetarëve të Pogradecit.

Drama, tragjedia e Egli Progës dhe familjes së tij është në tërësi një dramë shqiptare e madhe, që luhet sot kudo në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo vend.

Sundimi i krimit mbi qytetarin, shteti i krimit mbi shtetin ligjor, kjo është Shqipëria sot.

Pas kaq ditësh nga kjo ngjarje që tronditi thellë ndërgjegjen njerëzore të qytetarëve të Pogradecit dhe Shqipërisë, më në fund foli edhe padrinoja, Edi Rama.

Lexojeni miq se çfarë turpi, çfarë fytyre ka kriminel që në një çarçaf të tërë nuk gjen dot një hapësirë sado të vogël për t’i shprehur ngushëllim familjes Proga.

Që në pamfletin e tij të turpit, apologji e krimit, nuk thotë një fjalë të vetme për dënimin e kriminelit.

Përkundrazi, bën apologjinë e policisë që bëri gjithçka të fshihet krimin me dëshmitarë.

Bën apologjinë e urgjencës që e la të shtrirë në 300 metra distancë mbi 30 minuta.

Kjo është Shqipëria, ky është Edi Rama!

Po pse mediat paskan interes dhe sot bashkë me kryepolicin e tij, Met Rrumbullaku, vunë në shënjestër median.

Sigurisht mediat kanë meritë të jashtëzakonshme sepse ato që në minutat e para u bënë avokate të të vërtetës të tmerrshme të vrasjes për gjobëvënie të Egli Progës nga vrasësi gjobëvënës i Rilindjes së krimit, punonjës i shtetit, i sojit të rilindjes, Denis Meçe.

Po pse do gënjente motra e të ndjerit, në një kohë kur polici me uniformë i thotë se u rrëzua në shkallë dhe publikut i thonë sherr banal.

Sherr banal se nuk pranoi të jepte gjobën? Hero i vërtetë i shqiptarëve, i familjes së tyre.

Mënyra se si silleni, del qartë se kjo është një vrasje shtetërore.

E kapi policia, kur ai u dorëzua vetë kur i doli emri në të katër anët e Pogradecit.

U dorëzua vetë kur doli se i kishte kërkuar xhiron e ditës të ndjerit, heroit të familjes së tij.

Pra, e paskan fajin gazetarët që u thonë shqiptarëve të vërtetat që i fsheh dhe i rrumbullakos Edi Rama me rrumbullakët e tij.

Çdo qytetar shqiptar duhet të dijë se Egli që u vra se nuk dha gjobën është i disati qytetar, biznesmen.

Në vend që kjo të shqetësojë shtetin, e vërsul atë kundër gazetarëve, kundër qytetarëve, vetëm e vetëm se është narkoshtet dhe nuk ka normë dhe moral.

Bën gjithçka për të fshehur krimet e tij, krimet e sojit të tij, sojit të Rilindjes.

Të dashur miq, a nuk ndodhi një vit më parë në Vlorë, gjobëvënësi i anëtares së KLP-së, që i kishte premtuar biznesmenit marrëveshje me mamanë e tij për vendimin, i mori jetën para kamerave.

Ku është sot Korba Sahiti? Korba Sahiti është në KLP.

A ka hetim, a ka standard në këtë botë? I biri i mori jetën tjetrit, kurse Korba e Vrasësit rri në KLP.

A ka turp, a ka drejtësi, a ka moral?

Ky është narkoshteti!

A ndodh në botë që të qëndrojë në krye të piramidës së drejtësisë nëna e një vrasësi?

Jo vetëm kaq, por vrasësi mund të jetë i lirë sot sepse ia zbutën.

Çfarë tregojnë këto? Kjo është fytyra e vërtetë e drejtësisë së re miq.

Kjo është drejtësia e narkoshtetit.

Vrasjen për gjoba i quan grindje për motive të dobëta. I quan vrasje pa dashje.

Qytetarë dhe qytetare, jeta e asnjë njeriu të ndershëm në këtë vend nuk është e sigurt.

Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë betejën tonë me protesta të fuqishme.

Ditën e enjte para bashkisë së Tiranës, të premten në Thumanë, të tjerat në Pogradec, në Maliq, në Lushnje, në mbarë Shqipërinë.

Shqipëria në protestë është rruga e drejtë, është rruga e fitores, rruga e qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...