'Në Pogradec u mor një shtet i tërë për të fshehur vrasjen e nipit të kryetarit të PS, njësoj si me Ardit Gjoklajn'

E Enjte, 15 August 2024 12:33
 

Nga fjala e z. Klevis Balliu, Sekretar Organizativ i PD, në protestën që po zhvillohet sot përpara bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit.

"Provat dhe faktet për Erion Veliajn dhe Edi Ramën janë një mal i tërë, po këta nuk i prekin...

Taksën e infrastrukturës arsimore! Jemi i vetmi qytet në botë që e kemi, ndërkohë që taksën për shkollën asnjë shqiptar nuk ka pse ta paguajë, sepse e garanton Kushtetuta!

Dhe çfarë bënë me këtë? Po ju jap rastin e Astirit. Atë faturë, atë taksë, ne e paguajmë te uji dhe tek dritat. Shikojeni mirë të nderuar miq. Te uji dhe te dritat keni taksën e infrastrukturës arsimore. E paguajmë në shtëpi, kush ka një lokal, një biznes, e paguajnë dhe pensionistët! I vetmi rast në botë ku taksohen pensionistët! Po ku shkojnë këto para?! Astiri është pa shkollë. 70 mijë banorë e paguajnë atë taksë, po Njësia 7 është pa gjimnaz!

Ku shkojnë këto para?! Në xhepin e Erion Veliajt!

I kam kërkuar SPAK-ut, i kam kërkuar Altin Dumanit, se ku shkojnë paratë. Dhe çfarë bën? Për katër ditë paska hetuar Dumani dhe kthen përgjigje: Nuk ka shkelje!!!

 Si nuk paska shkelje mor zotëri kur paguhet taksë për të ndërtuar shkolla dhe nuk ndërtohet asnjë kopsht, asnjë shkollë, asnjë çerdhe?!

Prandaj në një kohë të tillë, kur drejtësia nuk funksionon, ka vetëm një subjekt, një institucion që mund të kthejë normalitetin dhe ai është sovrani, populli!

Nëse nuk ka drejtësi, na takon neve si qytetarë, jo vetëm si demokratë, por si qytetarë të majtë dhe të djathtë.

Shikoni se ç’ndodh në Pogradec: e vranë në Pogradec dhe u mor një shtet i tërë për të fshehur vrasjen sepse ai ishte nipi i ish-kryetarit të PS për fshatrat, i Valter Goros! U mor një shtet i tërë për të fshehur një krim, një vrasje! Po a nuk është e njëjta gjë që ka ndodhur me Ardit Gjoklajn?! A nuk u mor një shtet i tër? Çfarë po presim?!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...