Mbetjet toksike/ Shehu: Organizatë mafioze ndërkombëtare, Shqipëria pjesë e saj! E pamundur të mos kenë dijeni institucionet

E Enjte, 15 August 2024 19:35
 

Deputeti demokrat, Tritan Shehu e cilëson tejet të rëndë vrasjen e 42-vjeçarit Eglantin Proga, mbi të gjitha më të rëndë konsideron, veprimet e institucioneve për të mbyllur në heshtje ngjarjen.

Sipas Shehut, keqpërdorimi i të tilla krimeve, për ta fshehur për interesa politike, e bën më të rëndë atë.

Për ligjvënësin demokrat, manipulimi dhe falsifikimi i realitetit nga ana e institucioneve shqiptare është mbi të gjitha turpi i drejtësisë.

‘Është turpi i drejtësisë, që keqpërdoret në çdo nivel të saj, që s’është në gjendje të nxjerrë të vërtetën dhe që kërkohej të keqpërdorej dhe të përfitonin të mira materiale, deri sa i moren jetën. Krim i shëqmtuar dhe aq i shëmtuar edhe manipulimi dhe falsifikimi i realitetit, i institucioneve dhe vendimi skandaloz i gjykatëss me kërkesë të prokurorisë. Është turpi i drejtësisë, që keqpërdoret në çdo nivel të saj, që s’është në gjendje të nxjerrë të vërtetën dhe që kërkohej të keqpërdorej dhe të përfitonin të mira materiale, deri sa i moren jetën.  Ngjarje e rëndë për shoqërinë dhe drejtësisnë, njollë e zezë për të. Është një ngjarje që i takon një qytetari të thjeshtë, që me punë fiton bukën e gojës. Që është një qytetar që përdoret nga politika, dhe keqpërdorimi i atyre institucioneve që merren në luftën kund krimit. Ka dimensione të ndryshme, padyshim që ka sensibilitet të madh. Është deklarata e kryeministrit që tentoi të fshehë të vërteteën, që iu kundërvu mediave, të kuptohej thelbi i çështjes që pushteti donte të mbyllte cështjen.  Nuk mjafton me kaq, është simptomë në shoqërinë tonë, e keqpërdorimit të institucioneve deri te drejtësia, babëzia e krimit që kërkon të zhvasë bukën e gojës së qytetasve. E turpshme për një sistem dhe shtet që merr në mbrojtje një kriminel ordiner. Kjo tregon sa të fortë janë kriminelët në këtë shtet, sa të paprekshëm janë dhe të mbrojtur nga shtetit. Është degradimi i shtetit, që i pësojnë qytetarët. Ngjan me shumë krime të tjera. Agresivitetin, sigurinë dhe degradimin e institucioneve. Tentativa e kryeministrit për të mbrojtur krimin, kemi politike shtetërore që kanë çuar në këtë derexhe institucionet në vendin tonë’.

Deputeti i PD, Tritan Shehu u ndal edhe në skandalin e radhës të mbetjeve toksike, të cilat dyshohet të kenë kaluar në Portin e Durrësit, që për ligjvënësin është e pamundur që institucionet tona të mos kenë pasur dijeni.

‘Kërkohet të mbyllet dhe të mos ketë atë diminension kjo ngjarje e rëndë kriminale, mbetjet në Portin e Durrësit. Dalin nga porti e askush nuk tregon se nga erdhën, ku hynë nga shkojnë. Ka një heshtje në opinion të agresivitetit të ngjarjes. Vihen në lëvizje të gjitha autoritetet ndërkombëtare, dhe te ne askush nuk ndihet askush. Aty duhet të ishte prokuroria, policia ministria e transportit, janë 100 kontejnerë. Sa është paguar për këto mbetje, nga kanë ardhur? Janë mbetje të depozituara në Shqëipëri, është organziatë mafiozë ndërkombëtare, krim i përsëritur, shumë i organizuar. Shqipëria është pjesë e kësaj mafie ndërkombëtare. E pamundur të ndodhë një gjë e tillë pa pasur dijeni. Krim i rëndë që duhet të tërheqë vëmendjen për degradimin e shtetit'.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...