Abilekaj: Edi Rama u ka dhënë të fortëve pushtet mbi ligjin, ata po vrasin të pafajshmit

E Enjte, 15 August 2024 21:44
 

I ftuar në edicionin e lajmeve ora 19.00 në Syri Tv me moderatoren, Armela Ferko për të diskutuar mbi ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Pogradec dhe tentativat për ta fshehur atë ishte analisti, Enton Ablekaj.

Abilekaj është shprehur se ngjarja në Pogradec tregon se si është transferuar pushteti në mënyrë jo legjitime te të fortët të cilët janë në një aleanca kulte me kryeministrin. 

"Kjo është një ngjarje tipike ku tregon se si është organizuar shteti dhe shoqëria nën qeverisjen e rilindjes. Është një ngjarje që tregon se si është transferuar pushteti në mënyrë jo legjitime te të fortët të cilët janë në një aleanca kulte me kryeministrin.

Ky pushtet i cili ka kapur të gjitha institucionet që fillon me tenderat, emërimet, lejet e ndërtimit në Pogradec por edhe në çdo cep të Shqipërisë. Ky pushtet nuk buron nga ligji por nga një njeri që është kryeministri.

Ky njeri i cili është veshur me pushtet dhe ka lidhjet me partinë socialiste shkon dhe vret njerëz të pafajshëm. Nëse nuk do të kishte reagim nga mediat kjo ngjarje nuk do të ishte zbardhur kurrë. Në garën mes njerëzve që janë mbi ligjin në raport me ligjin gjithmonë e fitojnë ata të parët."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...