Onkologjiku/ “Brakiterapia, në punë në korrik”, ministrja Koçiu gënjeu publikisht

Premte, 16 August 2024 11:54
 

Gushti i pushimeve treti premtimin e Ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, për vendosjen në punë brenda muajit Korrik 2024 të aparaturës së Brakiterapisë në Spitalin Onkologjik pranë Qendrës Spitalore Universitare Tiranë (QSUT).

Koçiu deklaroi në një interpelancë parlamentare të zhvilluar më shumë se një muaj më parë se aparatura shumë e rëndësishme për trajtimin e pacientëve tumoralë do të vihet në punë brenda muajit Korrik.

Sa i përket brakiterapisë, kanë ardhur ekspertë e Agjencisë Ndërkombëtare Europiane Atomike të Vjenës, të cilët po asistojnë dhe brenda muajit korrik ajo pajisje do të vihet në punë. Gjithashtu edhe ortovoltazhi brenda muajit korrik do të vihet në punë”, deklaroi ministrja.

Ministrja e Shëndetësis, Albana Koçiu, gjatë interpelancës parlamentare për Onkologjikun

“Boldnews.al” mëson nga anëtarë të stafit mjekësor, pacientë dhe familjarë të tyre se Brakiterapia nuk është ende në funksion, ndërkohë që premtimi i Koçiut u shkri, bashkë me pushimet qeveritare. 

Mungesa e vënies në punë të Brakiterapisë konfirmohet, ndonëse indirekt, edhe nga një përgjigje zyrtarë që QSUT ka kthyer për median shqiptare.

Nga Agjencisë Ndërkombëtare Europiane Atomike (IAEA) na është komunikuar se nuk mund të bëjë më marrëveshje me shtetin shqiptar, në lidhje me furnizimin e QSUNT me lëndë radioaktive,” tha Qendra Spitalore Universitare, në një komunikim me “Birn”.

QSUT, në atë komunikim, nuk ka dhënë arsyet se përse “IAEA” ka refuzuar marrëveshjen me qeverinë e Tiranës

Arsyet mund të jenë të ndryshme dhe përgjegjësia duket se mbetet tek autoritetet shqiptarë, aq më tepër që pajisja e Brakiterapisë është siguruar disa vite më parë nga Agjencia Ndërkombëtare Atomike .

Mungesa e bashkëpunimit mund të lidhet me mos-mirëmbajtjen disa-vjeçare të aparaturës së Brakiterapisë nga QSUT-ja, mund të jetë mungesa e ambjenteve të përshtatshme për funksionimin e saj ose edhe ndonjë papërgjegjshmëri e autoriteteve shëndetësore shqiptare në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare.

Por, përtej këtyre aludimeve, të cilat mund të jenë të gjitha të vërteta, fakti është se aparatura e Brakiterapisë tek Onkologjiku i QSUT-së është ende jashtë funksionimit, duke cënuar trajtimin e personave të prekur nga sëmundjen tumorale.

Skandali tek Onkologjiku

Në Korrik 2023, Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi një raport “të errët” për situatën skandaloze në trajtimin e pacientëve tumoralë në QSUT.

Ndër të tjera, në atë raport theksohej se “Mungesa e Brankiterapisë, për periudhën e auditimit, ka sjellë mos trajtimin e 200 pacienteve në vit ose 600 gra paciente nuk e kanë marrë këtë shërbim me radioterapi, duke përbërë faktor risku për shëndetin e tyre”.

: Konstatimet e KLSH-së në Raportin për Onkologjikun, viti 2023

Në vijim, audituesit shtetërorë raportuan se “mungesa e aparatit të Ortovoltazhit ka sjellë mostrajtimin 200 pacientëve, të cilët nuk e kanë marrë këtë shërbim me radioterapi, duke përbërë faktor risku për shëndetin e tyre”.

Gjetjet e KLSH-së morën një hapësirë mediatike të konsiderueshme, por qeveria, si përherë, e kaloi me propagandë, ndërkohë që problemet e theksuara me Onkologjikun mbetën në vend.

Hetimet e Prokurorisë

Situata e rëndë tek Onkologjiku u rikthye sërish në vëmendje të publikut në qershor 2024, kur një hetim i Prokurorisë së Tiranës zbuloi probleme të shpërdorimit të detyrës të dyshuara tek disa mjekë të këtij spitali.

Hetimi, megjithëse sipërfaqësor deri në atë moment, zbuloi se aparatura e Brakiterapisë dhe Ortovoltazhi tek Onkologjiku ishin sërish jashtë funksionit.

Boldnews.al”, në një artikull mbi gjetjet e Prokurorisë së Tiranës, raportoi se gjatë hetimit për abuzimet e stafit mjekësor, Policia Gjyqësore u informua edhe për një problematikë tjetër therëse në Spitalin e Onkologjikut-prej një kohe të gjatë nuk funksiononte aparati i Kobaltit (Brakiterapia).

Kjo pajisje mjekësore kryen trajtimin e pacientëve tumoralë me radio-terapi, një procedurë shumë e nevojshme për kontrollin e sëmundjes.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se këtë problem e ka ngritur më herët edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport të hartuar vitin e kaluar,.

Në atë raport, KLSH shkruante: “Pas daljes nga funksioni të pajisjes së vjetër, në 2 nëntor 2022, 200 pacientë, që janë të prekur nga tumori i lëkurës nuk e kanë marrë shërbimin me radioterapi”.

Në vijim, Prokuroria e Tiranës citon edhe një tjetër paragraf: “KLSH ka bërë direkt fajtore drejtorinë e QSUT për mosgjetjen e kushteve për vendosjen e aparatit të ri”.

Modifikuar më Premte, 16 August 2024 11:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...