Anijet me lëndë toksike/ Ambientalisti Ferruni: Duhet një reagim i fuqishëm

Saturday, 17 August 2024 14:11
 

Dy anije të ngarkuara me mbetje toksike të rrezikshme, të nisura nga Porti i Durrësit për në Tajlandë, por të kthyera mbrapsht, janë një zhvillim shqetësues që ka ngritur pikëpyetje të mëdha për shkeljet e mundshme të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ambientalisti Lavdosh Ferruni, i ftuar ditën e sotme në edicionin informativ të mesditës me moderatoren Armela Ferkon në SYRI TV, u shpreh se duhet një reagim i fuqishëm. 

"Destinacioni normalisht është një vend i zhvilluar, i cili është në gjendje t’i menaxhojë këto mbetje të rrezikshme, por kjo është e kushtueshme.

Kështu që grupe të caktuara, në bashkëpunim me autoritetet, pasi kjo është e pamundur të bëhet pa një bashkëpunim me to, synon në drejtime të tilla që të shmangim këto taksa  për të menaxhuar këto mbetje të rrezikshme.

Por ne gjejmë rrugë të tilla, që padyshim janë të jashtëligjshme e të rrezikshme, për arsye se kemi të bëjmë me mbetje të rrezikshme si: mërkur, radium e kështu me radhë, që normalisht duhet të shkojnë në destinacione të zhvilluara, që janë të gatshme t’i trajtojnë këto.

Mesa kuptoj, në këtë transport nuk rezulton që të ketë një dokument apo çertifikim lidhur me këto mbetje, të cilat duhen adresuar tek një vend që është e mundur të menaxhohen.

Shqipëria është e përfshirë në këtë lloj trafiku e mendoj se duhet një reagim i fuqishëm nga autoritetet tona në mënyrë që të mos jemi pjesë e kësaj liste".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...