Fakte për SPAK/ Gardëroba milionëshe e çiftit Veliaj - Xoxa

Saturday, 17 August 2024 20:38
 

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe familjarët e tij janë në hetim pasuror nga SPAK-u, ndërsa CNA ka denoncuar ditë pas dite fakte se si kryebashkiaku i Tiranës pasuroi familjarët e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Mamaja dhe daja i bashkëshortes së Veliajt, së bashku me Ajola Xoxën hynë në botën e artit dhe u pasuruan menjëherë pasi Veliaj u bë kryebashkiak i Tiranës.

Përtej parave të marra nga Bashkia e Tiranës, apo institucione si Ministria e Kulturës, Veliaj dhe bashkëshortja e tij njihen për stilin e jetesës luksoze.

ImageImage

 

Këtë e tregon vila luksoze 3-katëshe në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, tek "Kodra e Diellit", por edhe veshjet e kryebashkiakut dhe bashkëshortes së tij.

Ndonëse Veliaj “e shet” veten si një njeri modest, i thjeshtë dhe sportiv, çmimet e veshjeve të tij tregojnë të kundërtën.

Në fakt, Veliaj është një fans i madh i firmës japoneze "Comme des Garçons", që do të thotë "Si djemtë", që ka gjithashtu një qendër në Paris.

Image

Në daljet e tij, Veliaj shfaqet me bluza me mëngë të shkurtra, këmisha dhe xhaketa sportive të kësaj marke.

Kryebashkiaku i Tiranës duket se ka marrë të gjitha koleksionet e kësaj marke, pasi përveç modeleve të ndryshme, ka marrë edhe të gjitha ngjyrat e secilit model.  Të gjitha veshjet kanë një zemër të kuqe apo të zezë.

Image

ImageImageImage

Çmimet e tyre nisin nga 130 euro dhe shkojnë në qindra euro të tjera, ndërkohë që Veliaj merr një rrogë kryebashkiaku.

Image

Image

Image

(Çmimet e veshjeve të Erion Veliajt)

Edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa vishet me rroba të shtrenjta, të cilat në fakt kapin çmime edhe më marramendëse se ato të Veliajt.

Një fustan i markës “Oscar De La Renta” që Ajola Xoxa ka veshur në një dalje të saj kushton rreth 6 mijë dollarë.

Image

Image

Një tjetër veshje, e markës “Christopher Esber” kushton rreth 1500 dollarë. Po marrim vetëm këto dy veshje për të kuptuar shpenzimet e çmendura të Ajola Xoxës.

Image

Image

Një tjetër fakt që duhet theksuar është edhe kopshti ku shkon djali i Erion Veliaj dhe i Ajola Xoxës.

Ndonëse kryebashkiaku na propagandon kopshtet e çerdhet publike, djalin e tij e dërgon në një kopsht privat. Bëhet fjalë për “Montessori Tirana” që ndodhet pranë Liqenit të Thatë, aty ku Veliaj ka vilën.

Tarifa në këtë kopsht privat është 6100 euro në vit, pa përfshirë këtu transportin dhe shpenzimet e tjera.

Pra, Veliaj që na propagandon e na sillet si një person sportiv, në të vërtetë kryen shpenzime marramendëse për veshjet e tij, të bashkëshortes së tij dhe për kopshtin privat të djalit, të gjitha këto me një rrogë kryebashkiaku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...