Veliaj hap thesin për makina me qira, 2.5 milionë euro për 70 vetura elektrike

Diel, 18 August 2024 17:38
 

Pak ditë para se opozita të denonconte faktin se Erion Veliaj do të marrë me qira ambiente për çerdhe dhe kopshte, kryebashkiaku i Tiranës firmosi një tender të majm për marrjen me qira të 70 autoveturave elektrike.

Veliaj do të shpenzojë në rreth 2.5 milionë euro për marrjen me qira për makinat elektrike, me pretendimin e vetëm se ato do të përdoren për nevoja të administrarës së bashkisë. Në tenderin e ndarë në tre lote për marrjen e mjeteve me qira me vlerë totale rreth 4 milionë euro, bie në sy fakti se operatorët ekonomik kanë ngritur dyshime të forta se fituesi është paracaktuar.

Jo vetëm kopshte e çerdhe me qira, por Erion Veliaj ka vendosur të shpenzojë miliona euro të taksapaguesve të Tiranës për luks. Në 29 korrik të këtij viti, Bashkia e Tiranës, lidhi kontratë me një operator  ekonomik, për marrjen me qira të 70 autoveturave elektrike. Kontrata parashikon që bashkia e Tiranës do të marrë me qira 70 automjetet elektrike për tre vitet në vijim, duke i paguar operatorit ekonomik një shumë prej më shumë se 2.5 milionë eurosh në total. Ky tender, i ndarë në tre lote me vlerë totale që shkon në rreth 4 milionë euro me TVSH, është i kontestuar nën dyshime se fituesi ishte paracaktuar. Një prej kompanive pjesëmarrëse në garë, ankimojë tenderin në Komisionin e Prokurimit Publik, për shkak se kompania tjetër në garë, e cila u shpall dhe fituese, nuk përmbushte kriteret teknike të automjeteve që i ofronte Bashkisë së Tiranës. Kompania ankuese bazohej mbi të dhënat teknike të automjeteve që kompania ofronte të cilat nuk përputheshin me dokumentet standarde të tenderit dhe specifikimet teknike që Bashkia e Tiranës paraqiste. Për këtë arsye, kompania ankuese pretendonte se është shkelur barazia në tendera, duke u shpallur fituese një kompani e cila nuk përmbushte kriteret e tenderit të vendosura nga vetë bashkia e Tiranës. E megjithatë, edhe Komisioni i Prokurimit Publik e ka rrëzuar këtë ankesë, duke i lejuar bashkisë së Tiranës që të vijojë lidhjen e kontratës për marrjen me qira të 70 automjeteve elektrike, të cilat do të përdoren për administratën. 

Mirëpo përtej dyshimit mbi paracaktimin e fituesit të tenderit, ajo që bie në sy, është fakti se Bashkia e Tiranës ka zgjedhur të shpenzojë miliona euro të taksapguesve të kryeqytetit, pa dhënë shpjegime se përse i duhet një numër kaq i madh autoveturash me qira, në një kohë që shumica e punëve në administratën e bashkisë kryhen nga zyra. Bashkia nuk shpjegon se për cilat institucione në varësi do t`i përdor këto automjete, duke mos paraqitur as studim fizibiliteti ku të shpjegohet edhe nevoja e marrjes me qira në një kohë që me një shumë të tillë parash, 70 automjete mund të bliheshin dhe të  ishin aset i bashkisë së kryeqytetit jo vetëm për 3 vjet por për gjithmonë. Nga një vëzhgim në transfertat e thesarit në Open Data, rezulton se në më pak se katër vjet, bashkia e Tiranës drejtuar nga Erion Veliaj ka paguar më shumë se 1.4 milionë euro vetëm për makina me qira. Pak ditë pas lidhjes së kontratës për makinat me qira, anëtarët e këshillit bashkiak të opozitës në bashkinë e Tiranës, denoncuan një tjetër aferë, atë të marrjes së ambienteve me qira nga Erion Veliaj për çerdhe e kopshte, në një kohë që ka mbledhur 55 milionë euro nga taksa e arsimit. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...