Denoncimi/ Berisha: Dumani përgjon si palaço eksponentë të PS dhe opozitën, i raporton Edi Ramës

Diel, 18 August 2024 21:56
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar kreun e SPAK, Altin Dumani, që sipas tij përgjon eksponentë të PS dhe opozitën, për llogari të Ramës.

Në ditën e 230 të qëndresës qytetare, Berisha tha se që prej kohës së Komunizmit, shqiptarët nuk kanë pasur një organ akuze më të korruptuar, siç është SPAK, që drejtohet nga Altin Dumani. 

Sipas Berishës, Dumani qëndron në krye të SPAK në kundërshtim të hapur me Kushteutën e vendit.

Berisha: Që nga koha e Enver Hoxhës e deri më sot kurrë shqiptarët nuk kanë patur një organ akuze më kriminal, më të korruptuar, më anti shqiptar, më antikushtetues se sa kanë sot Skapin e kryesuar nga Altin Dumani, kjo vegël e ndyrë, e keqpërdorur në shkallë ekstreme që qëndron në krye të Skapit pa mandat kushtetues.

Ky kriminel që përdor si justifikim amnistrinë e vjedhjes së shekullit, se qenka krim intelektual edhe është i vështirë për tu zbërthyer.

More hajdut, Nuredini është dhjetë herë më i mirë se tij. Hajdut i pështirë.

Kujt i thua ti se qenka krim intelektual vjedhja e shekullit. Por nuk skuqesh ti që arreston Ilir Beqajn për 130 mijë euro të BE-së dhe nuk arreston për 300 mln euro të qytetave shqiptarë.

Or hajdut, i pafytyrë, i pa nderë, i pa karakter, që qëndron në karrige si një horr i kushtetutës, në kundërshtim me kushtetutën.

A nuk përbën vepër penale, rritja e çmimit me 83 herë të sterilizimeve nga Ilir Beqaj dhe Edi Rama. Por mbahesh aty, sepse regjistron, sepse përgjon si palaço eksponentë të PS dhe opozitën dhe i raporton Edi Ramës, duke shkelmuar çdo ditë detyrën.

Sigurisht do të ishte e pafalshme, do të ishte naive që demokratet dhe demokratët të prisnin zgjidhjen nga mercenarë dumanër.

Jo zgjidhja është përmbysja e Edi Ramës, pastaj dumanët nuk kanë vrimë miu ku të futen. Kudo që të shkojë do ti sjellim në Shqipëri këta banditë që shkelmojnë mbi ligjin dhe të drejtën e shqiptarëve, mbi financat e tyre.

Që amnistrojnë vjedhjet, që amnistojnë krimet monstruoze, vrasjet, trafiqet duke njoftuar me mandate kallpe, zyrtarët kriminalë të PS-së. Ja pse ju, jeni shpresa e fundit e shqiptarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...