Berisha: Kjo diktaturë që s’njeh asnjë ligj, s’rrëzohet me fjalë dhe votë! Rrëzohet me mosbindje civile dhe me revoltë!

Diel, 18 August 2024 22:01
 

Lideri demokrat Sali Berisha u ka bërë thirrje mbarë shqiptarëve të bashkohen, kundër një dikature që sipas tij nuk njeh asnjë ligj.

Gjatë qëndresës qytetare, kryedemokrati bëri thirrje për mosbindje civile dhe revoltë, për shkak se diktatori Rama sipas tij, nuk rrëzohet përmes fjalës dhe votës.

Sipas Berishës, qeveria e Ramës jo vetëm që ka rrënuar të gjitha sferat e jetës shoqërore të vendit, por mbi të gjitha po rrënon në mënyrë të tmerrshme të ardhmen e të rinjve shqiptarë.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme dhe nderimin më të madh për ju, qëndrestaret dhe qëndrestarët e kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar.

Një përshëndetje të përzemërt për ju, një përshëndetje të përzemërt për oratorët e kësaj platforme që çdo natë me guxim shpalosin para shqiptarëve të vërtetat e zeza të kësaj diktature e cila në aleancë me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve ka vendosur nëk të vend, regjimin më shkatërrimtar për identitetin kombëtar, për qenien kombëtare, për mirëqënien e qytetarëve shqiptarë, për kulturën kombëtare, për arsimimin e shqiptarëve, për kujdestin e tyre shëndetësor, për investimet e tyre në turizëm, për investimet e tyre në degë të ekonomisë, për fermerët shqiptarë, por mbi të gjitha po rrënon në mënyrë të tmerrshme të ardhmen e të rinjve shqiptarë në këtë vend.

Me protestën tuaj të përnatshme ju bëheni dëshmitarë para çdo shqiptari, se kjo diktaturë që nuk njeh asnjë ligj, asnjë rregull, asnjë kushtetutë, nuk rrëzohet me fjalë, nuk rrëzohet me votë, por rrëzohet me mosbindje civile, rrëzohet me revoltë.

Ju jeni të parët midis të parëve që jeni ndërgjegjësuar dhe që nuk dëshironi të ndani fjalën nga vepra, ndaj dhe dilni çdo natë në protestë ndaj një regjimi i cili është sjellë dhe sillet me Shqipërinë dhe shqiptarët si një pushtim i egër, në kuptimin e shkatërrimit të qenies së tyre, shkatërrimit të mirëqënies së tyre, shkatërrimit të të ardhmes së tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...