Berisha: Pogradeci nën sundimin e plotë të mafies shtetërore, në krye Fatmir Xhafa! Qytetarët në shesh, se drejtësia politike është aleate me krimin e mafien

Hënë, 19 August 2024 23:08
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se sot qindra dhe mijëra qytetarë protestojnë para kryeministrisë për vrasjen kriminale Egli Progës. Sipas tij, ata protestojnë për jetën e humbur, drejtësinë e munguar, vrasjen mafioze të një qytetari, të një prindi, të një bashkëshorti, i cili qëndroi heroikisht ndaj një vrasësi gjobëvënës.

Lideri i demokratëve, Sali Berisha duke folur në tubim, theksoi se, marrja me qira të veturave me 2.7 milion euro nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, është krimi më i shëmtuar ekonomik në vend. Berisha garantoi qytetarët se veç të zgjedhurve, askush tjetër nuk do të pajiset me vetura shtetërore. 

Kryedemokrati theksoi në fjalën e tij, se ata qytetarë që protestojnë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit, protestojnë sepse drejtësia është aleate, është bashkëpunëtore me krimin dhe mafien.  

Berisha ftoi qytetarët që të mbështesin çdo kauzë të drejtë, pavarësisht bindjeve politike, pasi në Shqipëri sipas tij,  ligji është zëvendësuar me kodin e mafies.

Për liderin e PD-së, turizimi aktualisht është kthyer në një mallkim për qytetarët, të cilët pavarësisht se paguajnë mbi 200 euro taksa, marrin mbrapsht një vlerë të papërfillshme.

FJALA E PLOTE:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju guximtareve dhe guximtarëve të pamposhtur, misionarëve të kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Mirënjohje të pakufishme ndaj jush, oratorëve të kësaj platforme që me fjalën e tyre përcjellin të vërteta në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve.

Miqtë e mi, sot qindra dhe mijëra qytetarë protestojnë para kryeministrisë.

Protestojnë për jetën e humbur, drejtësinë e munguar, vrasjen mafioze të një qytetari, të një prindi, të një bashkëshorti, i cili qëndroi heroikisht ndaj një vrasësi gjobëvënës.

PD mbështet çdo protestë për çdo kauzë të drejtë kudo që ajo zhvillohet.

Por kauzë më të drejtë se ajo për jetën nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Të dashur miq, një ditë më parë unë kam marrë një mesazh nga një qytetar i Pogradecit, i cili më shkruan se Pogradeci është sot më në terror se sa Elbasani, Durrësi apo ndonjë qytet tjetër.

Se Pogradeci është nën sundimin e plotë, total të mafies shtetërore me në krye Fatmir Xhafën.

Se klani Xhafa në Pogradec përcakton çdo gjë, bën çdo ligj, merr çdo vendim, dikton gjithçka.

Dhe se ky klan qëndron natyrisht në Pogradec mbi ligjin, mbi shtetin, ka mposhtur dhe ka vendosur sundimin e tij.

Po kjo është kudo!

Të dashur miq!

Këtu mbrëmë u denoncua marrja me qira nga Erion Veliaj për 2.7 milionë euro të një seri veturash me një qira më të kushtueshme në tre vite se sa po të bliheshin të reja ato.

Nuk ka krim më të shëmtuar ekonomik se ky, të marrësh me qira 2.7 milionë euro makina me një çmim më të madh se sa t’i blesh ato të reja, do të thotë të vjedhësh të paktën 70 përqind të atyre parave, në një kohë kur ju garantoj ju se përveç të zgjedhurve, nuk do ketë njeri veturë shtetërore.

Asnjë njeri nuk do mund të ketë veturë shtetërore përveç të zgjedhurve, të votuarve nga qytetarët dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese.

Harrojeni o kolltukofagë se do mund të uleni në vetura të paguara nga qytetarët shqiptarë.

Asnjë!

Të dashur miq, në vitin 2009, i hoqëm për të gjithë administratën qendrore, me një vendim qeverie kursyem 46 milionë euro.

Zyrtarët vinin në punë. Për çdo shërbim u paguhej qindarkë për qindarkë nafta ose u paguheshin dietat.

Dhe administrata funksiononte pa asnjë pengesë, por nuk funksiononte si shushunjë.

Të marrësh sot 2.7 milionë euro vetura me qira për hajdutët e bashkisë është krim, është ndëshkim për qytetarët shqiptarë.

Vetura që i përdorin për të vjedhur naftë nga mëngjesi gjer në darkë me taksat e shqiptarëve.

I përdorin për qëllime personale nga mëngjesi gjer në darkë, për udhëtime në Shqipëri dhe rajon, duke shtuar vjedhjen, varfërimin e qytetarëve shqiptarë.

Ndaj dhe kjo betejë është shpëtimtare, kjo betejë do t’i japë fund hemorragjisë së tmerrshme financiare të taksave tuaja.

Vjedhjeve të tmerrshme financiare të taksave tuaja.

Kjo betejë është betejë shpëtimtare për çdo shqiptar.

Kjo betejë është betejë për drejtësinë e munguar.

Erion Veliaj merr me qira për tre vite makinat, me qira më të shrenjtë se po ta blinte të re për bashkinë sepse këtu drejtësia është në kontroll politik, është aleate në krim, është bashkëpunëtore në krim.

Ata qytetarë që protestojnë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit, protestojnë sepse drejtësia është aleate, është bashkëpunëtore me krimin, me mafien.

Vrasje pa dashje e quajti përfaqësuesja e drejtësisë faqezezë, e drejtësisë së re të Edi Ramës, marrjen e jetës të Egli Progës në mes të rrugës në Pogradec.

Vrasje pa dashje e quajti në Vlorë, vdekjen e biznesmenit pas qëllimit të tij me grusht nga djali i prokurores. Edhe ai për gjobëvënie.

Sigurisht, drejtësia politike ka krijuar modelet e veta kriminale për mbrojtjen e krimit qeveritar, për mbrojtjen e krimeve të Rilindjes, për mbrojtjen e krimeve të sojit të pushtetarëve të sotëm.

Ndaj dhe rruga e vetme është protesta, protesta, protesta.

Të ecim të sigurtë!

Unë ftoj qytetarët, pavarësisht nga përkatësitë partiake, të mbështesin çdo kauzë të drejtë, të mbështesin çdo protestë të drejtë sepse nuk ka një vend dytë si Shqipëria, vendi i padrejtësive të mëdha, vendi ku ligji është zëvendësuar me kodin e mafies, vendi ku pasuritë publike janë shndërruar në mallkim për qytetarët dhe ndëshkim për qytetarët.

Çdo ditë, qindra herë në ditë dëgjoni turizmi, turizmi, turizmi.

Por papagajtë e qeverisë nuk u thonë se turizmi është ndëshkim madhor për ju.

Sepse për turizmin secili qytetar për frymë i takon të paguajë nga taksat e tij 215 euro në një kohë kur përfiton nga taksat që paguajnë turistët gjithsej 4 euro.

4 euro dhe këto nuk janë të dhënat e mia, këto janë të dhënat e institucioneve tatimore të këtij vendi.

Sepse kjo është vetëm nj pasuri, por në tërësi çdo pasuri në këtë vend është shndërruar në parajsë për oligarkët.

Është shndërruar në parajsë për trafikantët strategjikë, për qeveritarët e pangopur dhe varfëri e mjerim, ndëshkim për qytetarët shqiptarë.

Ndaj dhe qytetarë e qytetare, të reagojmë me guxim ndaj çdo padrejtësie, ndaj çdo dhunimi, për çdo të drejtë që na takon dhe të ecim drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, rotacionit të pushtetit.

Ata qytetarë protestojnë aty me të drejtë sepse një gjobëvënës i mori shpirtin Egli Progës, babait të dy fëmijëve.

Po sa shpirtra morën Rrajat, Bajrët, Ndokët, Avdylët, Troplinët, Çelët, të cilët ajo drejtësi që shpalli vrasjen e Egli Progës si pakujdesi, ajo drejtësi informoi ‘largohuni’ vrasësit serialë, trafikantët mizorë, se jemi detyruar të lëshojmë mandat arresti.

Dhe ata u larguan dhe jetojnë të lirë, për t’u rikthyer përsëri në zgjedhje, për të bërë vrasjen, terrorin, dhunën.

Ndaj miqtë e mi, nderimin tim më të madh për qëndresën tuaj.

Ftesa ime për mbarë shqiptarët, të ngrihemi në protesta të fuqishme pa kthim, të pandalshme për të rivendosur në Shqipëri votën e lirë, shtetin ligjor, Kushtetutën, rendin kushtetues, të ardhmen e shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Faleminderit.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...