Lideri i PD, Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim për lidhje të punonjësve të policisë me eksponentë të PS, të cilët mbrohen nga Policia e Shtetit.
Bëhet fjalë për efektivin e Policisë, Erion Goxharaj, i cili qëlloi me pesë plumba drejtorin e ERE-s, Lorenc Kosta.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha thotë se përsëri narko-policia mashtron qytetarët për narko-banditin me uniformë, që sipas tij është nipi i familjes Ruçi.
Postimi:
Përsëri narko-policia mashtron për narko-banditin me uniformë!
Goxharaj është soij i krimit të rilindjes. Ai është nipi i familjes Ruçi!
Rrumbullaku mashtron për motivin!
E vërtata është se viktima i ka kërkuar borxhin Gaxharajt, bixhozxhi dhe ka marrë plumbat!
[📩] Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Pershendetje Doktor
Punonjesi i Policise Erion Goxharaj qe shkrepi bresheri mbi qytetarin eshte Nipi i bashkeshortes se Gramoz Ruçit.
Per kete arsye Muhamet Rrumbullaku dhe Tonin Voci duan ti japin drejtim tjeter motivit te ngjarjes.
Por e verteta eshte qe kjo ngjarje ka ndodhur pasi Erjoni eshte nje bixhozxhi i kalibrit te fundit.
Dhe Erjoni i ka pas lek borxh te demtuarit.
Edhe pse ky punonjes nuk duhej te ishte pjese e policis Muhamet Rrumbullaku e ka shperblyer duke e bere Oficer pergjegjes i patrullave te Shqiponja.