Krimeve zgjedhore nuk u afrohet dot se del Rama/ Dumani bën sikur punon: Kërkon informacion nga KQZ për…

Tuesday, 20 August 2024 20:11
 

Ndërsa nuk u afrohet dot krimeve zgjedhore të denoncuara nga opozita dhe mediat me prova e fakte në SPAK, sepse në të gjitha del Rama dhe ministrant e deputetët e tij, Altin Dumani ka shpërndarë këtë pasdite një lajm se po “mësyn” në KQZ për të kërkuar informacion për një dosje tenderash.

Lajm për të krijuar idenë se po punohet e po hetohet, por mbi 40 kallëzime për krimet elektorale janë kyçur në sirtarët e SPAK, sepse SPAK nuk heton dot Rilindjen. 

Kallëzimi për zhvendosjen e 1.3 mln votuesve nga listat zgjedhore, ku falë kësaj manovre të Rilindjes mbi 200 mijë votuesve, bazuar në raportimet e Kreut të KQZ, ju është mohuar e drejta për të votuar.

Krimet zgjedhore në Dibër e Durrës gjithashtu nuk preken me dorë nga SPAK, por hidhen sa në një prokurori në tjetrën për të mos bërë hetime. Dosjet 339 dhe 184 u varrosën për të shpëtuar anëtarët e bandës së Rilindjes.

Sipas njoftimit të shpërdarë për mediat thuhet se SPAK ka dërguar një kërkesë për informacion në KQZ në lidhje më një tender për pajisjet elektronike të votimit në KQZ për zgjedhjet në vendin tonë.

Kërkesa e drejtuar ndaj KQZ-së mban emrin e kreu të SPAK-it Altin Dumani dhe është firmosur më datë 16 gusht 2024

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevoja të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit me nr."REF-83073-12-23-2020" me objekt "Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor" dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. "REF-89113-03-04-2021", me objekt "Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave" – thuhet në kërkesë.

Procedura e këtij tenderi shikohet se ka qenë e tipit me negocim, pa njoftim. Në të ka marrë pjesë vetëm një kompani e cila natyrisht është shpallur edhe fituese.

Bëhet fjalë për firmën Smartmatic International Holding B.V. me vlerë të ofruar prej rreth 1.2 miliardë lekësh të vjetra me TVSH.

Shikohet se vlera fituese është mjaft pranë me vlerën e fondit limit. Përkatësisht është sa 90.4% e tij. Bazuar në faktet e mësipërme, duket se Celibashi vazhdon të fusë në xhep pa problem miliardat e taksave të shqiptarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...