Skandali i mbetjeve toksike/ Blushi: Askush nuk pret drejtësi nga Ramaforma dhe as transparencë e përgjegjësi nga Narkoshteti

Tuesday, 20 August 2024 22:13
 

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, ka reaguar për skandalin e mbetjeve toksike që janë ngarkuar në Portin e Durrësit dhe pritet të rikthehen sërish në vend. Bulushi ka theksuar edhe rastin e një tjetër ngarkese me mbetje të rrezikshme që është nisur nga Shqipëria drejt Kinës dhe të gjitha këto tregojnë së e vetmja rrugë për drejtësi në këtë vend ka mbetur hedhja ne koshin e plehrave të qeverisë së inceneratorëve sa më parë.

Postimi i Blushit: 

Zbulimi i radhës se Shqipëria ka nisur kontenierë me lëndë të rrezikshme edhe në Kinë, përveç Tajlandës, është prova më e re se Edi Rama është përfshirë drejtpërdrejt në trafik ndërkombëtar të mbetjeve toksike.

100 kontenierë drejt Tajlandës dhe 115 kontenierë drejt Kinës nuk kanë asnjë shans të ngarkohen në Portin e Durrësit, pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit, të institucioneve më të larta të sigurisë, të strukturave përgjegjëse kufitare, të doganave, portit dhe Policisë.

Në asnjë rast nuk mundet që një operacion i tillë kriminal me përfshirjen e shumë aktorëve, për transportimin e mbetjeve toksike kërcënuese për shëndetin e qytetarëve shqiptarë dhe të vendeve të tjera, të ndodhë pa autorizimin e një seri agjencive, që paguhen nga taksat tona, pikërisht për të kontrolluar çdo produkt, të gjitha mbetjet, pasojat e tyre në mjedis dhe destinacionin e tyre final.

Ky shtet që nuk toleron një fugon me shalqi që niset nga Lushnja pa faturë e dokumentacion, nuk paskan kaluar si miu nën hundë mijëra ton mbetje toksike që u ngarkuan në

Elbasan, u transportuan drejt Durrësit dhe u imparkuan në anije, në portin që presupozohet është më i sigurti i një vendi anëtar të NATO-s.
Askush veç Edi Ramës nuk ka fuqinë të komandojë të gjithë shtetin për të mbyllur sytë dhe hapur dyert e Portit të Durrësit, ditën për diell, për këtë aktivitet të mirëorganizuar kriminal të mafias ndërkombëtare të plehrave.

Skandali thellohet kur pjesë e këtij operacioni bëhet edhe organizata kriminale e drejtësisë, SPAK që prej ditësh duhet të ishte në zyrat e Portit të Durrësit për të sekuestruar materiale dhe prova dhe duhet të kishte urdhëruar arrestime në nivelet më të larta të Qeverisë për skandalin e tmerrshëm të mbetjeve toksike.

Në Narkoshtetin e Edi Ramës "afërmendsh" kjo nuk mund të ndodhë, sa kohë korrupsioni skizofrenik cilësohet "krim intelektual" dhe kur çirakut në krye të SPAK-ut, Altin Dumani i merret goja, i erren sytë dhe as guxon t'i përmendë emrin Kryeministrit kur del në aferat e tmerrshme ku është përfshirë.

Askush nuk pret drejtësi nga Ramaforma dhe as transparencë e përgjegjësi nga Narkoshteti.

Hedhja sa më parë në koshin e plehrave të Qeverisë së inceneratorëve fantazmë është e vetmja zgjidhje!
 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...