Tajlanda e konfirmon: Origjina e ngarkesës së mbetjeve toksike nga Shqipëria

E Enjte, 22 August 2024 22:12
 

Drejtorja Ekzekutive e 'Thailand Earth', Penchom Saetang, një prej organizatave e cila dha sinjalin se në Tajlandë po futeshin 800 tonë mbetje që më pas rezultuan të ishin nisur nga Shqipëria ka dhënë një intervistë për Syri Tv ku ka pranuar se anijet me mbetjet toksike kanë ardhur nga Shqipëria, por nuk dihet ende emri i kompanisë.

Ajo është shprehur se ka patur disa raste ku janë tentuar të transportoheshin mbetjet.

Saetang tha se ka dokumente që ngarkesa e mbetjeve toksike e ka origjinën nga Shqipëria.

"Janë dyshime se jo vetëm këto mbetje të rrezikshme janë në kundërshtim me konventën e Baselit në Tajlandë, gjithsesi ne dyshojmë se është e paligjshme, dhe përpiqemi të kontrollojmë se kush është përgjegjës për importimin e tyre, por deri tani nuk kemi asnjë informacion në lidhje me emrin e kompanisë.

Dhe sa i takon mbetjeve në Tajlandë së fundi kemi marrë informacione nga Departamenti i Doganave që tregojne se nga viti i kaluar deri në fillim të këtij viti ka pasur qindra raste të lëvizjeve të jashtëligjshme të mbetjeve të jashteligjshme dhe në Departamentin e Doganave është listuar dhe është bërë përpjekje të kthehen mbrapsht në vendin e origjinës. Pra ka pasur qindra raste.

Ne kemi folur me Departamentin e Punëve Industriale i cili na ka thënë se në vitin 2022 ka pasur një kërkesë prej një kompanie në Shqipëri e cila donte të eksportonte pluhurin e kuq drejt Tajlandës por kjo kërkesë ishte refuzuar prej autoriteteve tajlandeze, dhe kjo është hera e parë që kam dëgjuar për një kërkesë të tillë për aplikim të një kompanië ne Shqipëri.

Nuk e kemi emrin e kompanisë, por ndoshta Departamenti Industrial e ka emrin.

Janë pluhur i materialeve elektroike ose ne e quajmë pluhuri i kuq, i cili vjen prej furrave të çelikut, pluhuri mban disa lloje metalesh të rënda si pluhuri i çelikut dhe kadmiumi. Dhe pluhuri gjithashtu mban nivele të larta të oksideve për shkak të burimit të pluhurit i cili vjen prej shkrirjes së çelikut.

Metalet e rënda mund të shkaktojnë disa sëmundje përshembull pluhuri i kuq shkakton disa lloje kanceri dhe sëmundje që lidhen me helmime të ndryshme.

Pluhuri duhet ruajtur ose mbajtur në magazinë, jo jasht sepse kjo lloj mbetje është e rrezikshme dhe mund të shndërrohet sipas metodave të ndryshme që mund të japin ndikime për shëndetin. Magazinimi i këtyre mbetjeve duhet të jetë në ambiente të brendshme me menaxhim të mirë sa i takon anës mjedisore.

Riciklimi i këtyre lloj mbetjesh shkakton ndotje dhe ndotja është një prej rreziqeve më të mëdha, ndaj uzinat që e përpunojnë janë ata që duhet të bëjnë edhe riciklimin e pluhurit të kuq.

Në fakt në Tajlandë ne tashmë e kemi një problem me menaxhimin e pluhurit të kuq, çdo vit gjenerohen rreth 100 mijë ton pluhur nga fabrikat brenda Tajlandës dhe ky është një problem në vend, ndaj importi i pluhurit të kuq në vendin tonë është i paligjshëm dhe ka kontrrolle shtetërore strikte të riciklimit të këtij pluhuri.

Ne përpiqemi të bëjmë fushata për daljen e pluhurit prej fabrikave dhe kur vjen puna e importit nga Shqipëria duhen marrë aksione për ta ndaluar këtë import.

Provat që kemi janë prej dokumeneve operative, nisja e mbetjeve nga Shqipëria, pra dokumentet tregojnë se është nisur nga Durrësi, në 4 dhe në 9 korrik"- u shpreh Saetang.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...