Në tubimin e përnatshëm të mbajtur në rrugën e ‘Shpresës’, lideri i opozitës Sali Berisha, u ndal dhe tek ligji për eksportin e mbetjeve ku shtoi se ndërrimi i kodeve është krimi më më i madh.
Të dashur miq!
Ju duhet ta dini se ligji për eksportin e mbetjeve, cila do qofshin ato, ka kërkesa shumë të rrepta.
Së pari autorizimi jepet me firmë të ministri.
Së dyti nuk ndërmerret asnjë akt nëse nuk sillet vërtetimi nga vendi pritës, se ai pranon mallin e eksportuar.
Por për Shqipërinë, narkoshtetin e Edi Ramës, vendin ku të gjitha pushtetet janë në dorën e një njeriu, asnjë rregull, asnjë ligj nuk ka vlerë, nuk ka rëndësi.
Kjo aferë kriminale, e pashembullt, dëshmon se në Shqipëri mund të futen qindra e mijëra tonelata nga armë dhe substanca kimike në zbërthim të diktatorëve në paraskadim, gjer tek helme të industrive petrokimike për tu likujduar.
Ndërrimi i kodeve është krimi më i shëmtuar, kërcënimi më i madh. Loja me kodet është lojë me jetën e shqiptarëve, lojë me shëndetin e shqiptarëve.
Kjo është lojë e Edi Ramës dhe askujt tjetër.