Trafiku i mbetjeve toksike/ Berisha: Donin të përlyenin eksportin e mineraleve nga Kosova me eksportin e lëndëve helmuese

Premte, 23 August 2024 22:07
 
 
 

Lideri i së djathtës shqiptare, Sali Berisha para mbështetësve të tij në ditën e 235 të arrestit politik u ndal sërish te trafiku i mbetjeve toksike, ku tha se Rama dhe intitucionet që ai urdhëron, kërkonin me çdo kusht që të përfshinin në aferën e transportit të lëndëve toksike, edhe Kosovën.

Sipas Berishës, Rama dhe Ministria e Mjedisit donin të përlyenin eksportin e mineraleve nga Kosova me eksportin e lëndëve helmuese, përmes falsifikimit të ndërrimit të kodeve.

 

Duke e cilësuar si aktin më të turpshëm, Berisha tha se  kjo tregon se përfaqësuesi i Edi Ramës është aty për të lejuar, për të falsifikuar, për të maskuar çdo lloj trafiku në Shqipëri.

Berisha: Të dashur miq!

Në këtë regjim e kërcënuar gjer në palcë nuk është vetëm gjendja ekonomike, nuk janë vetëm liritë dhe të drejtat. E kërcënuar gjer në palcë në këtë regjim është vetë jeta e shqiptarëve.

Në një vend ku 18% e fëmijëve nuk marrim dot më shumë se 1 apo 2 vakte në ditë, në atë vend ulërijnë sirenat e urisë, sirenat e skamjes.

Natyrisht për ata që kanë veshë dhe i dëgjojnë, për ata që kanë zemër, kanë ndjenja, por jo për shushunjat, jo për qeveritarët për të cilët qytetarët nuk ekzistojnë, për të cilët jeta e tyre nuk ka vlerë.

Debat i madh, diskutime, artikuj në Shqipëri dhe në botë për kontrabandën, për trafikun e lëndëve helmuese, eksportin e tyre nga Shqipëria.

Para katër ditësh, ministria e Mjedisit mashtroi shqiptarët se ata nuk kishin dhënë autorizim, rezulton se ajo ministre e antimjedisit për të cilën jeta e qytetarëve nuk ka ndonjë vlerë, kishte dhënë me vulë dhe me firmë, licencën dhe autorizimin.

Por përsëri, ju them, akti më i paimagjinueshëm ishtë ndërrimi i kodeve nga lëndë helmuese, në lëndë jo helmuese. Nga lëndë të rrezikshme në lëndë të parrezikshme.

Nuk ka akt më kriminal se ky. Kjo tregon se përfaqësuesi i Edi Ramës është aty për të lejuar, për të falsifikuar, për të maskuar, çdo lloj trafiku në Shqipëri.

Miqtë e mi!

Diabolik dhe antishqiptar, ç’njerëzor dhe të pamëshirë, donin të përlyenin eksportin e mineraleve nga Kosova me eksportin e lëndëve helmuese, të fshehura me etiketë si jo helmuese, nga mafia qeveritare shqiptare.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...