Trafiku i mbetjeve toksike/ Vasili: Shqipëria e Ramës toka e vetme në Europë ku bëhet çdo punë e pistë

Saturday, 24 August 2024 17:54
 

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili gjatë një interviste në SYRI TV, ka folur në lidhje me skandalin e mbetjeve toksike që kanë dalë nga Shqipëria dhe po enden nëpër detërat e botës.

Gjatë bisedës me moderatoren Eneida Ndoci, Vasili u shpreh se në Shqipëri ekzistojnë të gjitha mundësitë për kontrollin e çdo lloj aktiviteti, por nuk funksionon shteti. 

‘A kemi mekanizma shteti për ta kontrolluar këtë trafik. Po kemi kapacitete. Por a funksionon shteti brenda vetes.

Ky është problemi shumë i madh. Siç ishte rasti në spitalin onkologjik për kokën e kobaltit. Aty nuk duhej të ekzistonte asnjë lloj problemi, sepse se si duhet mbajtur një kokë kobalti është në protokolle të shkruara. Unë kur kam qenë në ministrinë e shëndetësisë, kemi pasur një gjë të tillë, dhe e mbajtur në kushte ruajtje deri në nxjerrjen jashtë përdorimit, sepse kishte rregulla të qarta dhe nuk sillte asnjë problem.

Por ky vend që tani i ka hapur rrugën çdo batakçiu sigurisht bën të mundur çdo gjë.

Autoriteti, funksioni kontrollues i shtetit ka vdekur. Shteti kontrollon në mënyrë specifike vetëm për të dëmtuar disa biznese të ndershme, në mënyrë që të ketë monopolin e të gjitha bizneseve dhe këta monopolistë të mëdhenj, duke pasur shtetin me vete, mund të ndërmarrin çdo lloj trafiku, që përmban këto elementë të paligjshëm.

Në një qeverisje si kjo, ku asnjë hallkë e shtetit nuk e bën detyrën qëllimisht, sepse ky është shteti i trafiqeve.

Të tëra këto histori që shikoni, kulla që ngrihen nëpër Tiranë, ndërtohen me paratë e trafiqeve. Shqipëria e Ramës është shndërruar si toka e vetme në Europë ku bëhet çdo lloj trafiku, pastrohet çdo lloj paraje dhe të hyjë e të dalë çdo lloj horri.

Kur kontrolli shtetëror asgjësohet, çdo lloj trafiku i çdo lloji të rrezikshme është plotësisht i mundshëm, por jo se nuk ekzistojnë mundësitë për kontroll në vendin tonë’, tha Petrit Vasili në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...